LAJMI I FUNDIT:

Gigi Hadid thyen heshtjen pas raportimeve se është ndarë nga Zyan Malik, pasi ky i fundit sulmoi fizikisht nënën e saj

Gigi Hadid thyen heshtjen pas raportimeve se është ndarë nga Zyan Malik, pasi ky i fundit sulmoi fizikisht nënën e saj

Gigi Hadid ka thyer heshtjen e saj pasi u raportua se ajo është ndarë nga i dashuri i saj Zayn Malik, pas akuzave të nënës së saj Yolanda, se është sulmuar fizikisht nga ai.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, një përfaqësues për media i modeles 26 vjeçare, tha për E! News: “Gigi është e fokusuar vetëm tek më e mira për vajzën e saj Khai. Ajo kërkon privatësi gjatë kësaj kohe”.

Kjo vjen pasi u raportua nga revista People se ajo dhe Zayn, 28 vjeç, nuk janë më në lidhje, me një burim që tha: “Ata nuk janë bashkë tani. Megjithatë, të dy janë prindër të mirë”, shkruan DailyMail.


Tani pretendohet se ndarja e çiftit erdhi nga ‘tensioni’ i shkaktuar nga Zayn, i cili akuzoi Yolandaën për zbulimin e lajmit të shtatzënisë së Gigit në vitin 2020, gjë që çoi në grindjen mes tyre.

Zayn i ka mohuar akuzat e saj, duke thënë se konflikti mes tyre ishte thjesht me ‘fjalë të ashpra’ ndaj njëri-tjetrit.

Nëna e Gigi Hadidit, Yolanda është sulmuar fizikisht nga Zayn Malik dhe po mendon të denoncojë rastin në polici
Lexo po ashtu Nëna e Gigi Hadidit, Yolanda është sulmuar fizikisht nga Zayn Malik dhe po mendon të denoncojë rastin në polici

Burimi shtoi: “Ata janë bashkëprindër. Yolanda sigurisht që është shumë mbrojtëse ndaj Gigit. Ajo dëshiron më të mirën për vajzën dhe nipin e saj”.

Zayn dhe Gigi, të cilët kanë qenë në lidhje që nga viti 2015, mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të vetëm në shtator të vitit 2020. Hadid kishte konfirmuar shtatzëninë e saj në pranverën e atij viti.

Tani është raportuar se Zayn dhe Gigi u ndanë pasi ai akuzoi Yolandën për zbulimin e lajmin se çifti po bëheshin prindër, kur ata kishin vendosur ta mbanin atë informatë private derisa vajza e tyre të lindte.

Një burim i tha The Sun: “Tensioni me të vërtetë filloi mes Yolandës dhe Zayn vitin e kaluar kur ai dyshoi se ajo ishte ajo që zbuloi lajmet e tyre për shtatzëninë në radhë të parë”.

“Ata ishin shumë mirënjohës për atë privatësi dhe u mërzitën shumë kur doli. Zayn është një person shumë, shumë privat dhe ndërsa është në lidhje me të, Gigi është bërë shumë më private gjithashtu”, tregoi burimi për The Sun.

Burimi shtoi se Zayn është “përplasur” me Yolandën sepse ajo nuk e ndjen “të njëjtën ndjenjë të privatësisë si ai”.

Në të ftohtin e vjeshtës, Dua Lipa shfaqet me veshje të ekspozuar ndërsa vë në pah linjat e trupit
Lexo po ashtu Në të ftohtin e vjeshtës, Dua Lipa shfaqet me veshje të ekspozuar ndërsa vë në pah linjat e trupit

Mendohet gjithashtu se Gigi ndjen se është ‘në mes’ të sherrit të Zayn dhe Yolandës, por nuk ka mbajtur asnjë anë.

Ata shtuan se Khai mbetet prioriteti i saj numër një dhe për hir të të gjithë të përfshirëve ajo ka vendosur të ndahet nga Zayn për momentin.

Burimet kanë shtuar se dyshja nuk e kanë përjashtuar mundësinë e ribashkimit në të ardhmen dhe se ata ‘synojnë’ të rikthehen bashkë.

Ndërsa fansat u tronditën nga lajmi i sherrit, burimet pohojnë se Zayn dhe Yolanda kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie të vështirë për shkak të personaliteteve të tyre të kundërta.

Një burim i brendshëm i tha The Sun: “Zayn jeton pothuajse një ekzistencë si vetmitar, i pëlqen qetësia, vetmia, ritmi i ngadaltë, puna me muzikë – ferma/jeta rurale i përshtatet dhe ata kanë jetuar në fermë për një kohë”.

Yolanda ka qenë gjithmonë shumë mbështetëse dhe e përfshirë në karrierën e Gigit dhe gjithmonë thotë se Zayn duhet të bëjë më shumë për ta mbështetur atë – të ecë në tapetin e kuq me të, të postojë për të në Instagram, në një moment ajo madje sugjeroi realizimin e një ‘reality show’ familjar dhe ai u tmerrua”.

“Kjo është ideja e Zayn për një makth. Ishte thuajse sikur ai të ishte duke u penguar nga faji, pasi ajo gjithmonë do të lë të kuptohet se ngurrimi i Zayn për të luajtur lojën e showbizit po e pengonte karrierën e Gigit”, shtoi burimi.

I njëjti tha se Met Gala e këtij viti shkaktoi konflikt të mëtejshëm kur Zayn u tërhoq në minutën e fundit pasi duhej të merrte pjesë, dhe tani ai dhe Gigi janë ndarë.

Malik aludoi për ndarjen e tij nga Gigi kur ai ndau me ndjekësit e tij në Twitter një deklaratë të enjten duke iu përgjigjur pretendimeve të Yolandës për sulmin fizik.

Në deklaratën e tij, ish-ylli i “One Direction” tha se ‘çështja private’ e bërë publike ka rrezikuar ‘hapësirën e sigurt’ në të cilën ai dhe Gigi ‘bashkëprindërojnë’ vajzën e tyre, me gjuhën e tij që sugjeron se ata nuk janë më bashkë.

Sipas TMZ, Yolanda pretendoi se ishte ‘sulmuar fizikisht’ nga Zayn gjatë një sherri në ‘një moment të javës së kaluar’, ku madje thuhet se vjehrra e Dua Lipës po e konsideron një denoncim në polici. Që nga e enjtja e 28 tetorit, asnjë dosje nuk është deponuar në polici.

Por Zayn ka pohuar se incidenti nuk përfshinte asgjë më shumë se një shkëmbim ‘fjalësh të ashpra’ dhe ndodhi ‘disa javë më parë’ në shtëpinë e Gigit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori