LAJMI I FUNDIT:

Në të ftohtin e vjeshtës, Dua Lipa shfaqet me veshje të ekspozuar ndërsa vë në pah linjat e trupit

Në të ftohtin e vjeshtës, Dua Lipa shfaqet me veshje të ekspozuar ndërsa vë në pah linjat e trupit

Ajo është e njohur për ndjenjën e saj unike të stilit dhe veshjet e saj të çuditshme në skenë.

Dhe Dua Lipa u shfaq e veshur me një ansambël tjetër të veçantë teksa po shijonte një natë në restorantin iranian “Berenjak” në Soho të Londrës të enjten në mbrëmje, shkruan DailyMail.


Interpretuesja e hitit “Love Again”, 26 vjeçe, veshi sako të zezë, mbi një bluzë dhe pantallona të shkurtër në ngjyrat blu dhe vjollcë.

Me këtë veshje ajo u pa në disponim të mirë teksa doli për një mbrëmje, e shoqëruar nga i dashuri i saj në kryeqytetin e Anglisë.

Me veshje të çuditshme dhe gati tërësisht transparente, Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të Londrës
Lexo po ashtu Me veshje të çuditshme dhe gati tërësisht transparente, Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të Londrës

Kjo paraqitje e saj vjen, pasi këngëtarja e albumit “Future Nostalgia”, e cila u pa duke punuar fort në një studio regjistrimi në Londër javën e kaluar, e kombinoi veshjen e saj me një palë atlete argjendi.

Dua, e cila është në lidhje me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, mbante gjërat e saj thelbësore në një çantë të vogël, teksa për aksesorë zgjodhi vathë të trashë dhe një sërë unazash argjendi.

Lipa la që të shkëlqente bukuria e saj natyrale me pamjen e saj të freskët dhe makijazhin e lehtë.

Dalja e saj vjen vetëm pak kohë pasi u zbulua se Dua nuk e ka dorëzuar këngën e saj “Levitating” për t’u nominuar në Grammy, pavarësisht suksesit të saj, raportoi Variety.

Kënga e vitit 2020 thuhet se duhet të kualifikohet për nominim pasi “kënga pati ndikimin e saj të madh këtë vit, dhe sepse ishte një remiks i ri, me reperin DaBaby si një artist i shtuar”.

Kuptohet se Dua mund të kishte dorëzuar vetëm versionin e ri remiks të këngës së saj me DaBaby-n për ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Variety spekuloi se Dua mori vendimin për të mos e paraqitur këngën në aplikimet për nominimet e Grammy-t, pasi DaBaby bëri komente homofobike dhe ofendoi personat e prekur HIV/AIDS gjatë një koncerti në fund të korrikut.

Mediumi i famshëm vuri në dukje: “Me shumë gjasa Lipa po i shpëtonte votuesve që duhet të agonin për të zgjedhur midis dashurisë së tyre për të dhe frikës së tyre për të dhënë gishtin e madh ndaj një djali që ende konsiderohet toksik nga shumica e industrisë për komentet e tij homofobike”.

Javën e kaluar, Dua u pa duke punuar në studion e incizimit të këngëve në kryeqytetin britanik duke bërë që qëndrimi i saj në Mbretërinë e Bashkuar të zgjatet me sa duket për qëllime pune. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori