eksperti ad

Gigi Hadid ka vazhduar të shkëlqejë në ceremonitë e ndryshme të mëdha.

Ajo ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Glamour’s Women of The Year Awards të mbajtur në Knigs Theatre në Brooklyn.


GettyImages 873801262 Foto: Getty Images

Gigi shkëlqeu në këtë ceremoni duke u shfaqur tejet bukur në një fustan gjysmëtransparent ngjyrë ari.

GettyImages 873811960 Foto: Getty Images

Me flokë të kuruar dhe makijazh të thjeshtë, Gigi tregoi se pse ajo konsiderohet prej modeleve më të bukura dhe më atraktive në botë.

GettyImages 873836418 Foto: Getty Images

Ajo u paraqit në skenë me këtë dukje duke impresionuar të gjithë, ku mbajti edhe një fjalim.

GettyImages 874315594 Foto: Gety Images

Teksa pranoi një nga çmimet, Gigi u përqafua në skenë nga Serena Williams, duke bërë këtë një nga momentet më të mira të kësaj mbrëmje.

GettyImages 873811960 Foto: Getty Images

Gigi Hadid është në lidhje me këngëtarin e njohur britanik, Zayn Malik. /Telegrafi/