LAJMI I FUNDIT:

Georgina: Dikur isha pastruese, tashmë jam partnerja e Ronaldos

Georgina: Dikur isha pastruese, tashmë jam partnerja e Ronaldos

Prej disa kohësh Cristiano Ronaldo është në një lidhje dashurie me bukuroshen, Georgina Rodriguez.

Bukuroshja spanjolle para se të njihej me futbollistin portugez ka punuar si pastruese dhe kujdestare fëmijësh “babysitter”, raporton “The Sun”.


Në një intervistë të dhënë në një forum në Angli në tetor të vitit 2015, ajo tregonte se është kujdesur për dy fëmijë në Bristol në Angli, por ajo ka thënë se nuk e ka pasur problem që ka bërë edhe punën e shërbëtores duke pastruar shtëpinë.

Ajo fitonte rreth 80 deri në 100 funte në javë, një shumë qesharake që Cristiano Ronaldo e fiton vetëm për një minutë. /Telegrafi/