Këngëtari i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj, i cili dikur ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, së fundmi ka bërë një reagim publik.
Ai në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar një status, të cilin ua ka kushtuar simpatizantëve të Vetëvendosjes që e kritikojnë atë herë pas here për postimet dhe qëndrimet e tij politike.
Prelvukaj ka theksuar se çdo gjë që shkruan në statuset e tij është bindje e tij personale dhe nuk duhet tentuar të ndërhyjë askush.
Ai thotë se pavarësisht nëse mendimet e simpatizuesve të VV-së nuk përkojnë me mendimet e tij politike, nuk duhet që të përdoret gjuhë e urrejtjes apo të ketë mungesë argumentesh në kundërpërgjigje.
Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Per nje pjese te simpatizuesve te Vetevendosjes:
Ky eshte profili im dhe asesi i juaji. Shkruaj bazuar ne bindjet personale. Nese nuk perputhen me mendimet e juaja, nuk eshte se jam duke vepruar kunder jush. Ne jete ekziston argumenti, perdoreni gjate diskutimit. Ne rast se dikush nuk ndan te njejtin mendim me ju, nuk do te thote se eshte i kriminalizuar, i korruptuar dhe ka mungese patriotizmi.
Mosdurimi gjate diskutimit shperfaq mungese edukate dhe shkollimi. Une nuk pretendoj qe mbaj monopolin e mendimeve te drejta dhe nuk duhet ta mendoni as ju. Mund te kem pikepamje te gabuara sikurse dhe ju. Per kete arsye ekziston debati dhe korigjimi permes argumentit. Ndersa ofendimet nuk zgjedhin asgje.
Eshte e pakuptimte tendenca juaj te ma percaktoni dhunshem profesionin. Para se te versuleni me dhembe zhveshur, lexoni ne profil te une cili eshte profesioni dhe pergaditja. Ndryshe turperoheni me fjalen e pare. Poashtu e palogjikshme eshte te provoni te ma dhunoni te drejten qytetare per te shkruar mbi zhvillimet politike, kur tek e fundit e kam nje thirrje qe me jep te drejte.
Kam edhe te njohur e te aferm ne radhet tuaja, te cilet ne momente te pakuptimta kane shfryre cinizem e ofendim ndaj mendimeve te mia. Nje pjese e tyre kane ndrruar bindje politike, por skam ndrruar une ndaj tyre dhe as qe do te ndryshoj ndonjehere. Ne asnje menyre nuk mund ta kthejne respektin tim me. Fjala vret me shume se sepata dhe ajo nuk harrohet.
Ne fund, nese mendimi i kundert ju kalon ne neveri dhe ju shtyn drejt arrogances e sulmeve verbale, me falni por keni probleme. Kete situate une e trajtoj me nje bllokim ne rrjete sociale, por ju jeni ne probleme qe ua marrin frymen cdo dite. Keshtu nuk i beni dobi as formacionit tuaj politik.
Shendet dhe mirupafshim”, ka shkruar Prelvukaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City