Një grua kanadeze merr vëmendje në ndeshje - i bie telefoni gjatë brohoritjes


Një nga momentet më qesharake të ndeshjes së Kupës së Botës midis Kanadasë dhe Afrikës së Jugut nuk ndodhi në fushë, por në tribuna.
Konkretisht, një tifozes nga Kanadaja i ra telefoni gjatë në tribuna dhe videoja shpejt u bë virale.
Ky incident ndodhi në mes të ndeshjes (minuta e 49-të) kur mijëra tifozë u ngritën në të njëjtën kohë për të marrë pjesë në valën e tifozëve.

Në atë moment, kamerat kapën një tifoze kanadeze me një fanellë të zezë, e cila, duke ngritur të dyja duart, i ra aksidentalisht celulari.
Telefoni i rrëshqiti nga dora dhe ra mbi shkallët e betonit përpara saj, duke shkaktuar habi dhe më pas të qeshura nga fansat aty pranë.
Ajo vetë shikoi menjëherë drejt vendit ku përfundoi pajisja, ndërsa transmetimi regjistroi të gjithë situatën.
Edhe pse ndeshja ofroi zhvillime interesante në fushë, ishte ky moment i papritur nga tribunat që u bë një nga klipet më të shikuara të ditës.

Ju kujtojmë se në fund, Kanadaja festoi një fitore minimale me rezultatin 1:0, dhe shënoi golin vendimtar në minutën e parë të kohës shtesë.
Me këtë triumf, kanadezët u kualifikuan për në raundin e 16-të të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/
South Africa 0-1 Canada, and during the game fans in the stands created a wave, but this Canadian fan seemed to forget his phone. That's probably the most expensive wave in the world.#SouthAfrica #Canada #WorldCup #FIFAWorldCup pic.twitter.com/KohAGchw5l
— Ou (@OuYangBanBan) June 28, 2026
















































