LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i njohur i ofron postin e trajnerit të Arsenalit presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Gazetari i njohur i ofron postin e trajnerit të Arsenalit presidentit të SHBA-ve, Donald Trump

Gazetari dhe shoumeni i njohur anglez Piers Morgan, njëherit tifoz i zjarrtë i klubit londinez Arsenal i ka dhuruar një fanellë të ‘Topçinjve’, presidentit amerikan Donald Trump gjatë një interviste të realizuar së fundmi.

Ai e ka pyetur të parin e SHBA-ve sa a është i gatshëm të marr rolin e trajnerit të Arsenalit.


Ai ka postuar një profilin e tij në Twitter një fotografi ku shihet se si i dhuron fanellën me numër 45 presidentit Trump, ku përbri saj kishte shkruar: “Momenti kur e ftova presidentin Trump që jetë menaxheri i ri i Arsenalit – për faktin se ka arritur të ndërtojë një mur të fortë mbrojtës, ka filozofi të fortë për sulm dhe i pëlqen të fitoj trofetë me çdo kusht”.

Sikur kjo të mos mjaftonte ai disa orë më vonë bëri një postim tjetër në profilin e tij duke shkruar: “Duhet pranuar se do të ishte një takim me rrezik të madh”.

Por sikur ai të pranonte postin e propozuar ai nuk do të ishte anëtari i vetëm i familjes Trump që pëlqen klubin londinez – djali i tij i vogël Barron është fotografuar në Shtëpinë e Bardhë gjatë prillit i veshur me fanellën dhe Arsenalit.

Ai gjithashtu është pjesë e akademisë së futbollit të D.C.-së, ku edhe luan për klubet nën moshën 12-vjeçare.

Presidenti amerikan nuk është se nuk ka bagazh sa i përket sportit, ai ka luajtur futboll në disa ndeshje të Akademisë Ushtarake të New Yorkut gjatë viteve të 60-ta dhe ka ndihmuar në krijimin e Kupën e Ligës në vitin 1992.

Arsenali është në vendin e gjashtë në Ligën Premier, ndërsa është eliminuar nga FA Kupa.

Arsene Wenger është në klub trajner që nga viti 1996.

Por klubi ka kaluar në finale të Carabao Cup ku do të luajë me Manchester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori