LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i bëri një pyetje provokuese, Rodrygo: Real Madridi nuk më lejon të përgjigjem

Gazetari i bëri një pyetje provokuese, Rodrygo: Real Madridi nuk më lejon të përgjigjem

Rodrygo ka folur për media pas fitores së Real Madridit ndaj Napolit (4-2) në Santiago Bernabeu në xhiron e pestë të Grupit C të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi u pyet nga gazetarët për përplasjen me Lionel Messin gjatë ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 mes Brazilit dhe Argjentinës në Maracana.


“Nuk më lejohet të flas për këtë. Real Madridi nuk më lejon”, ka thënë sulmuesi 22-vjeçar i klubit madrilen dhe i kombëtares braziliane. Më pas gazetarët qeshën dhe Rodrygo u largua.

Çfarë i thanë Messi dhe Rodrygo njëri-tjetrit në përplasjen e ashpër
Lexo po ashtu Çfarë i thanë Messi dhe Rodrygo njëri-tjetrit në përplasjen e ashpër

Kujtojmë që javën e kaluar, Messi e tërhoqi skuadrën nga fusha e Maracanas kur do të niste ndeshja kundër Brazilit. Këtë e bëri nga inati që policia braziliane rrahu tifozët argjentinasë në tribunat e stadiumit mitik.

Para kësaj, futbollistët argjentinas dolën përgjatë mburojës së tribunës dhe protestuan ashpër ndaj policisë për të ndaluar dhunën ndaj bashkatdhetarëve të tyre. Kur situata në tribuna u qetësua, argjentinasit u rikthyen në fushë, të cilët u pritën me fishkëllima dhe ofendime nga Maracana e mbushur me njerëz.

Stacioni televiziv argjentinas TyCSports pretendon se kamerat e tij e kapën Rodrygon duke i pritur Messin në fushë me fjalët “Frikacak!”, duke iu referuar, natyrisht, faktit që ai kishte nxjerrë shokët e tij nga fusha paraprakisht. Messi i është përgjigjur sulmuesit të Realit duke e kapur për qafe dhe duke i bërtitur: “Frikacak? Jo, ne jemi kampionë bote. Kujdes se çfarë thua”.

Argjentina përfundoi duke fituar 1-0, duke i dhënë Brazilit humbjen e parë në shtëpi në kualifikueset e Kupës së Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori