Në një intervistë ekskluzive për Mundo Deportivo, mesfushori i Barcelonës, Gavi, ka folur për formën e tij shumë të mirë pas rikthimit nga një dëmtim i gjatë.

Duke reflektuar mbi dy titujt radhazi në La Liga, 21-vjeçari i dalë nga La Masia vuri në pah me krenari “bërthamën” e lojtarëve të rritur në akademinë e klubit dhe i dha një “thumb” të drejtpërdrejtë Real Madridit, duke thënë se atje gjithmonë përpiqen ta minimizojnë vlerën sportive të arritjeve të Barcelonës.


“Të jem i sinqertë, doja që Real Madridi ta mposhtte Espanyolin, që ne t’i mundnim në shtëpi dhe ta fitonim La Ligën, para tifozëve tanë. Dhe pikërisht kështu ndodhi”, ka thënë Gavi.

“Për mua është shumë më mirë. Gjithmonë do të jetë kështu. Të gjithë e dinë se nga Madridi gjithmonë do të përpiqen ta ulin ose ta minimizojnë meritën e arritjeve dhe titujve tanë”.

“Prandaj kjo nuk duhet të na shqetësojë. Siç thashë, të fitosh dy tituj radhazi në kampionat me kaq shumë lojtarë të rritur në klub, kaq shumë nga La Masia, dhe pa shumë afrime, është një arritje e madhe”.

“Në fund, kishte shumë pak transferime. Ekipet e tjera sjellin shumë lojtarë çdo vit, dhe kjo është diçka për të cilën duhet të jemi krenarë”, shtoi spanjolli./Telegrafi/

telegrafi sport app