LAJMI I FUNDIT:

Gary Neville zbulon reagimin e Steven Gerrard kur i kërkoi të largohej nga Liverpooli për te Man Utd

Gary Neville zbulon reagimin e Steven Gerrard kur i kërkoi të largohej nga Liverpooli për te Man Utd

Gary Neville ka zbuluar se ai u përpoq në të kaluarën të bindte Steven Gerrard për t’u bashkuar me Manchester United.

Gerrard kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Liverpool përpara se të largohej për t’u bashkuar me skuadrën e MLS, LA Galaxy në vitin 2015.


Me kalimin e viteve, mesfushori ishte i lidhur me largimin nga Anfield me klube si Chelsea dhe Real Madrid që qenë të interesuar të joshnin Gerrard.

Duke folur në episodin e fundit të podcast-it Stick to Football, ish- lojtari i United, Neville zbuloi se ai u përpoq ta bindte Gerrard-in që t’i bashkohej Djajve të Kuq.

Scholes u pyet nëse ishte më i mirë se Gerrard, ai më në fund e ka zgjidhur debatin
Lexo po ashtu Scholes u pyet nëse ishte më i mirë se Gerrard, ai më në fund e ka zgjidhur debatin

“Stevie e tha këtë në librin e tij, ku unë shkova në dhomën e tij me Anglinë dhe i kërkova të nënshkruante për Manchester United. Po takohesha me Anglinë për Kampionat Evropian, dhe ai [Sir Alex Ferguson] më telefonoi dhe më tha se ishte ambicioze, por fjalët e tij ishin: ‘Thuaji që do të shkoj ta marr dhe do ta çoj përsëri në Lindje”, ka thënë fillimisht Neville.

“Shkova të takoj Stevie dhe ai në mënyrë kategorike e hodhi poshtë atë, shumë shpejt. Ai tha se nuk do të dilte kurrë nga Liverpooli dhe familja e tij nuk do të dilte kurrë nga Liverpooli”, përfundoi anglezi.

Në total, Gerrard bëri 710 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat, duke shënuar 185 gola.

Gjatë kohës së tij në Anfield, mesfushori mori në dorë tre Kupa të Ligës, dy Kupa FA, nga një Community Shield, Ligë të Kampionëve, UEFA Cup dhe Superkupën e Evropës.

Pas tërheqjes nga futbolli, Gerrard ka pasur periudha menaxheriale në Rangers dhe Aston Villa. 43-vjeçari tani është menaxher i skuadrës së Ligës Profesionale Saudite, Al Ettifaq. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori