LAJMI I FUNDIT:

Scholes u pyet nëse ishte më i mirë se Gerrard, ai më në fund e ka zgjidhur debatin

Scholes u pyet nëse ishte më i mirë se Gerrard, ai më në fund e ka zgjidhur debatin

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, u pyet nëse ai mendon se ishte një lojtar më i mirë se i legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Gerrard dhe Scholes, së bashku me legjendën e Chelseat, Frank Lampard, shpesh konsiderohen si tre nga mesfushorët më të mirë anglezë që kanë luajtur ndonjëherë në Ligën Premier.


Zgjedhja e lojtarit më të mirë nga treshja angleze ka qenë një debat aq i vjetër sa edhe vetë koha.

Tifozët e Unitedit gjithmonë do të zgjedhin Scholes, tifozët e Liverpoolit do të thonë se Gerrard dhe Lampard do të marr votat nga mbështetësit e Chelseat.

Gerrard votohet si mesfushori më i mirë i Ligës Premier përpara Lampardit dhe Scholesit
Lexo po ashtu Gerrard votohet si mesfushori më i mirë i Ligës Premier përpara Lampardit dhe Scholesit

Por, duke folur së fundmi në Rio Ferdinand Presents FIVE, Scholes u pyet se kush ishte lojtari më i mirë nga ai dhe Gerrard.

“Nuk mund t’i përgjigjem kësaj. Gerrard. Gerrard është një lojtar i madh…”, ka thënë fillimisht Scholes.

“Ne jemi të ndryshëm, jemi shumë të ndryshëm… ai është një atlet. Mendoj se ai është më shumë fitues i ndeshjes. Por, ai po luante në një ekip ku ndoshta duhej të ishte”.

“Unë isha më shumë pjesë e një ekipi. Mendoj se ai ishte më individual… Unë nuk do të mund të bëja atë që bëri ai në Liverpool”.

“Nuk e di nëse ai mund ta bënte atë te United. Nuk e kuptoj pse jo. Por, unë nuk mund të kisha bërë atë që ai bëri në Liverpool, jo”, përfundoi ish-legjenda e Unitedit.

Në korrik, ish-bashkëlojtari i Scholes te United, Teddy Sheringham gjithashtu zgjodhi Gerrard.

“Unë do të shkoj për Steven Gerrard. E di që ai nuk e fitoi ligën si lojtar i Liverpoolit, por mendoj se ai ishte ndoshta lojtari individual më i mirë i epokës së tij gjatë një periudhe 20-vjeçare”.

Zbulohet lista e 10 lojtarëve më të mirë anglezë të të gjitha kohërave
Lexo po ashtu Zbulohet lista e 10 lojtarëve më të mirë anglezë të të gjitha kohërave

“E di që djemtë e Man Utd nuk do të jenë të kënaqur me këtë, por thjesht ndjeva se ai mund të bënte gjithçka. Mund të vraponte, mund të sulmonte, mund të shënonte gola, mund të mund të mbronte topin. Ai mund të bënte gjithçka”.

“Ju mund ta vendosni atë në çdo pozicion në fushën e futbollit dhe ai do të ishte njeriu ideal”, ka thënë Sheringham. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori