LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet lista e 10 lojtarëve më të mirë anglezë të të gjitha kohërave

Zbulohet lista e 10 lojtarëve më të mirë anglezë të të gjitha kohërave

Legjenda e Anglisë dhe Manchester Unitedit, Sir Bobby Charlton është cilësuar futbollisti më i mirë anglez i të gjitha kohërave në një listë të mbushur me yje.

82-vjeçari, fituesi i dikurshëm i Topit të Artë nderohet gjerësisht për karrierën e tij të pabesueshme si për klubin ashtu edhe për vendin.

Dhe faqja Football Trips e nderoi Charltonin duke e vendosur atë në krye të renditjes për lojtarët më të mirë anglezë që ka parë futbolli.


Charlton fitoi tre tituj kampionati, një Kupë FA dhe Kupë Evropiane gjatë 17 viteve të jashtëzakonshme në Old Trafford, së bashku me ngritjen e Kupës së Botës me Anglinë në vitin 1966.

Ish-kapiteni i Unitedit është gjithashtu i dyti në listat e golashënuesve të të gjitha kohërave si për Djajtë e Kuq ashtu edhe për Anglinë.

Në vendin e dytë nuk është askush tjetër përveç Wayne Rooney , i cili theu rekordet e shënuesve të të gjitha kohërave të Charlton si për Unitedit ashtu edhe për Anglinë.

Football Trips lavdëroi ish-superyllin 34-vjeçar të Unitedit dhe shtoi se ai tashmë “e ka futur emrin e tij në librat e historisë”.

Karriera e luajtshme e Rooney në Old Trafford e pa atë të fitonte pesë tituj të Ligës Premier, një Kupë FA, tre Kupa të Ligës dhe një Ligë të Kampionëve.

Lojtarët e tjerë legjendarë në ‘top 10’ përfshijnë ikonën e Chelseat, Frank Lampard dhe atë të Liverpoolit, Steven Gerrard.

Më poshtë keni listë e 10 futbollistëve më të mirë anglezë të të gjitha kohërave, sipas Football Trips.

10.Paul Scholes

9.Gary Lineker

8.Kevin Keegan

7.Bobby Moore

6.David Beckham

5.Steven Gerrard

4.Frank Lampard

3.Alan Shearer

2.Wayne Rooney

1.Sir Bobby Charlton

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Tronditet PSG-ja, ylli i ekipit bën kërkesë për t’u larguar menjëherë pas humbjes ndaj Chelseat

Ndërkombëtare
Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

Revoltohet ylli i Barcelonës, vendos të mos stërvitet me bashkëlojtarët e tij

La Liga
PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

PSG kualifikohet në një tjetër garë të FIFA-s që do mbahet këtë vit, por Chelsea nuk do të marrë pjesë

Ndërkombëtare
Donnarumma doli nga vetja pas finales, por Maresca e ndaloi me fjalët që nuk pritej t’i thoshte

Donnarumma doli nga vetja pas finales, por Maresca e ndaloi me fjalët që nuk pritej t’i thoshte

Ndërkombëtare
Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Lexuesja e buzëve zbulon se çfarë i tha Donald Trump lojtarëve të Chelseat gjatë ceremonisë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Granit Xhaka arrin marrëveshje me një klub nga Arabia Saudite - paga e tij do jetë marramendëse

Ligat tjera
Kalo në kategori