LAJMI I FUNDIT:

Garë e ashpër nga skuadrat e mëdha për Tchouamenin

Garë e ashpër nga skuadrat e mëdha për Tchouamenin

Aurelien Tchouameni është njëri nga mesfushorët më të vlerësuar në dy vitet e fundit në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Mesfushori i Monacos ka pasur paraqitje fantastike gjë që ka bërë që të bëhet pjesë e rëndësishme edhe e Kombëtares së Francës.


21-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit defensivë është njëri nga mesfushorët defensivë më të vlerësuar në Evropë.

Mediat në Francë kanë raportuar se Manchester United i është bashkuar garës për të nënshkruar me Tchouamenin.

Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 45 milionë euro për të nënshkruar me të në rast të largimit të Paul Pogbas.

Jo vetëm Djajtë e Kuq, pasi gara për Tchouamenin është e ashpër mes skuadrave të mëdha.

Real Madrid gjithashtu vazhdon të jetë i interesuar për lojtarin ashtu si edhe Juventus, Bayern Munich, Arsenal, Liverpool e PSG. /Telegrafi/