LAJMI I FUNDIT:

Gabimi i madh i Portos që sot kushton 120 milionë euro – ata e liruan Joao Felixin pasi sipas tyre ishte i dobët me peshë

Gabimi i madh i Portos që sot kushton 120 milionë euro – ata e liruan Joao Felixin pasi sipas tyre ishte i dobët me peshë

Joao Felix tani njihet si një nga talentet më të mëdha në futbollin botëror, por jo gjithmonë ai është ndjerë si sot. 

Ai u lirua në moshën 14 vjeçare nga klubi i Portos, pasi sipas tyre ishte i lehtë me peshë për moshën që kishte, një refuzimi pa dyshim i vështirë për të.

Por largimi nga Porto atij ia dha i Benfican, pasi klubi nga Lisbona e mori atë në vitin 2015.

Gjashtë vite tek ekipet e moshave në Porto dhe trajnerët nuk i besuan.

Fillimisht luajti me ekipin e të rinjve dhe B, ku Felix, pastaj edhe me ekipin e parë ku ka 14 gola.

Të enjten në mbrëmje në Estadio da Luz, ishte shfaqja e Felix, ku shënoi het-trik brenda 54 minutave fal një paraqitje të mrekullueshme.

Sidomos goli i dytë i Felix ishte për t’ia hequr kapelën, pasi goditja e forta nga mbi 20 metra, nuk u prit nga Kevin Trapp.

Felix kurrë nuk kishte shënuar asnjëherë një gol evropian deri në natën e shkuar, por tani është lojtari më i ri që ka shënuar një het-trik në Ligën e Evropës.

Kur e sheh këtë paraqitje e kupton pse klube si Juventusi, Manchester Unitedi, Barcelona dhe Real Madridi janë vënë pas tij.

Ai ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë eurosh në kontratën e tij, para që kanë mundur të jenë të Portos, por ata do të fitojnë vetëm keqardhje, pasi ishte e tyre, tani vetëm në libra. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori