LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali, Asllani vetëm i katërti

Futbollistët shqiptarë që janë shpallur kampionë në Itali, Asllani vetëm i katërti

Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar titullin zyrtarisht pesë xhiro para fundit të sezonit 2023/24.

Neroazzurët mposhtën Milanin 1-2 dhe tani kanë 86 pikë, 17 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt që është Milani.


Merita në titullin e Interit padyshim që ka edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani që po kalon vitin e tij të dytë me fanellën zikaltër.

Asllani ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij Interi, derisa bëhet vetëm futbollisti i parë shqiptarë që ka fituar titullin kampion në Serie A me fanellën e Interit.

Futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është i ndjeri Naim Kryeziu nga Gjakova.

Ai kishte luajtur për tetë vite me Romën, derisa kishte fituar titullin e parë në histori të skuadrës italiane në edicionin 1941/42.

Futbollisti i dytë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është sulmuesi Giacomo Vrioni, aktualisht në MLS te New England Revolution.

Vrioni ishte pjesë e Juventusit në sezonin 19/20 ku luajti një ndeshje dhe u shpall kampion i Italisë.

Ndërkohë futbollisti i tretë shqiptar që ka fituar titullin është Amir Rrahmani me Napolin.

30-vjeçari nga Prishtina u shpall kampion i Italisë me Napolin në sezonin 22/23 ku ishe nder futbollistët kryesorë të kësaj skuadre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori