LAJMI I FUNDIT:

Futbollistët Granit dhe Agon Xhaka në mbështetje të qëllimeve solidare

Futbollistët Granit dhe Agon Xhaka në mbështetje të qëllimeve solidare
Foto: Granit Xhaka/Instagram

Futbollisti Granit Xhaka ishte një nga shqiptarët më të spikatur të Botërorit 2018.

Së fundmi, ai është vënë në mbështetje të kampanjës bamirëse dhe vullnetare për fëmijët me aftësi të kufizuara, “Do të doja të…”.


Granit Xhaka (Foto: Getty Images)

Ai së bashku me kushëririn e tij Agonin, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqen së bashku të veshur me bluza, në të cilat shkruhet “Do të doja të…”.

22 June 😂😂

A post shared by Agon Xhaka (@axhaka) on Jul 7, 2018 at 2:37pm PDT

Nga shitja e këtyre bluzave mblidhen fondet të cilat shkojnë për bamirësi.

“Ne së bashku e përkrahim kampanjën “Do të doja të…” e cila është solidare dhe ndihmon fëmijët me nevoja të veçantë. Bëhuni edhe ju pjesë e kampanjës me blerjen e bluzës që të grumbulloni fondacionin për këta fëmijë me nevoja të veçanta”, ka shkruar Graniti në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Kauza sensibilizuese “Do të doja të” ka nxjerr në shitje që nga 16 janari këto bluza, në të cilat figuron edhe logoja e kampanjës.

“Me blerjen e bluzës ju dhuroni mjete financiare prej 10 eurosh të cilat do të na ndihmojnë për realizimin e aktiviteteve të ndryshme që “Do të doja të” ofron për fëmijët me nevoja të veçanta. DHURO BUZËQESHJE!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të kësaj kampanje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori