GIorgio Chiellini është larguar pas 16 viteve nga Juventusi për ta vazhduar karrierën në SHBA te Los Angeles FC.

Ndërkohë gjiganti italian Juventus po zhvillon fazën përgatitore në Amerikë, derisa futbollistët e Zonjës së Vjetër kanë shkuar në stadium për ta përkrahur nga afër ish-kapitenin e tyre.

Reklama

Bardhezinjtë kanë përfituar nga faza përgatitore që janë duke zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të startit të sezonit të ri për të shkuar në stadiumin e Los Angeles FC për të parë ekipin e ri të ish-kapitenit, Chiellini.

Los Angeles fitoi me rezultat 2-1 ndaj Seattle, derisa futbollistët e Juventusit ishin të pranishëm në tribunën VIP të stadiumit.

Reklama

Pas përfundimi të ndeshjes, futbollistët e Juventusit kanë zbritur në fushë për ta takuar ish-shokun e skuadrës duke bërë foto dhe video me të. /Telegrafi/

Reklama