LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët më të paguar në botë në futboll për vitin 2020: Messi triumfon, Mbappe vazhdon të ngrihet

Lojtarët më të paguar në botë në futboll për vitin 2020: Messi triumfon, Mbappe vazhdon të ngrihet

Kur vije çështja se cili është lojtari më i mirë në botë, aty nuk mund të injorohet se kush është edhe më i paguari aktualisht. Ka lojtarë që fitojnë afro një miliard euro në vit, duke bërë që futbollit të vazhdon të jetë sporti që paguan më së shumti në botë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në listën e Forbes në futbollistëve më të paguar, pasi argjentinasi zgjidhi çështjen dramatike rreth të ardhmes së tij, derisa zë vendin e parë me 126 milionë dollarë, duke kaluar Ronaldon e Juventusit, i cili vjen në vendin e dytë me 117 milionë dollarë. Por, tifozët e futbollit mund edhe të befasohen se Kylian Mbappe, sulmuesi i Paris Saint-Germain pozicionohet në vendin e katërt me 48 milionë dollarë.


Mbappe ylli më i madh i Parisit ashtu edhe i ekipit kombëtar francez, pasi ka shënuar 103 gola në të gjitha garat që kur u bë profesionist pesë vjet më parë. Në moshën 19-vjeçare, ai u bë lojtari më i ri që shënoi një gol në Kupën e Botës që nga legjendari Pele (i cili e bëri atë në vitin 1958 në moshën 17-vjeçare), ndërsa ndihmoi ekipin francez të fitonte titullin e dytë në histori. Ai është përpara dy liderëve të lojës kur ata ishin në moshën e tij: Dy herë golashënuesi më i mirë në Ligue 1 të Francës tashmë ka 12 gola më shumë në karrierë sesa Messi në moshën 21-vjeçare dhe 76 më shumë se Ronaldo.

Ai gjithashtu po fiton më shumë para se Messi e Ronaldo kur ishin në moshën e tij. Talenti nga Bondy, një periferi e varfër Parisiene, u bë lojtari i ri më i shtrenjtë i futbollit kur Paris Saint-Germain pagoi 215 milionë dollarë ish-klubit të tij Monacos për nënshkrimin e tij në vitin 2017 dhe në marrëveshje thuhet se paga e tij në këtë edicion është 28 milionë dollarë. Nike dhe prodhuesi i orëve luksoze Hublot të dy e shfaqin atë në mënyrë të dukshme, dhe EA Sports e shpalli atë si lojtarin e tyre për kopertinën e FIFA 21 , duke e bërë atë një nga më të rinjtë ndonjëherë që futet në kopertinën e kësaj firme.

21-vjeçari është në krye të listës edhe këtë vit nga shoku i tij i skuadrës Neymar (Nr. 3, 96 milionë dollarë), por dinamika pritet të ngri Mbappen, që pritet të marrë një kontratë të re, pasi ajo aktuale i skadon në vitin 2022.

1# Lionel Messi, Barcelona

Fitimet totale: 126 milionë dollarë

Paga: 92 milionë dollarë | Bonuse: 34 milionë dollarë

Barcelonës i duheshin 105 vjet për të fituar 64 trofe para se Messi të bashkohej me ta në vitin 2005. Në 16 vitet e fundit, ai e ka udhëhequr ekipin drejt 34 trofeve, një performancë që e ka vendosur emrin e tij në mesin e më të mëdhenjve të sportit  dhe i dha atij një kontratë rreth një miliard dollarë në vit. Këtë vit, ai e futi botën e futbollit me javë të tëra në një dramë të vërtetë duke kërkuar largimin nga skuadra katalunase, mirëpo më pas vendosi të qëndronte, duke ditur se kontrata i skadon në verën e këtij vitit.

2# Cristiano Ronaldo, Juventus

Fitimet totale: 117 milionë dollarë

Paga: 70 milionë dollarë | Bonuse: 47 milionë dollarë

Ronaldo është atleti më i njohur në planet me 457 milionë ndjekës në rrjete sociale. Ai është gjithashtu më i angazhuari, me fizikun e tij që pak kush e posedon, e që po ashtu është edhe markë e brendit të njohur Nike. Ai është vetëm njeriu i dytë në histori, pas Iranianit,  Ali Daei, që ka shënuar më shumë se 100 gola ndërkombëtarë, e atë e arriti në ndeshjen ndaj Suedisë.

3# Neymar Jr, Paris Saint-Germain

Fitimet totale: 96 milionë dollarë

Paga: 78 milionë dollarë | Bonuse: 18 milionë dollarë

Sulmuesi 28-vjeçar brazilian, një nga lojtarët që di të bëjë driblime të çmendura para kundërshtarëve, derisa befasia e tij më e madhe ishte largimi i tij nga Barcelona në vitin 2017 në drejtim të PSG-së. Mes tarifës së tij rekorde të transferimit prej 222 milionë dollarë dhe pagës mesatare prej 70 milionë dollarë, PSG po shpenzon më shumë se 600 milionë dollarë për ta mbajtur atë në kryeqytetin francez. Këtë verë, Nike i dha fund marrëdhënies së saj me Neymarin, duke e lejuar atë të nënshkruajë me Puman. Ai hapi sezonin 2020-21 të Ligue 1 me një karton të kuq për një goditje në kokë në lojtarin e Marseilles, Alvaro Gonzalez, duke pretenduar se ishte në përgjigje të abuzimit racor.

4# Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain

Fitimet totale: 42 milionë dollarë

Paga: 28 milionë dollarë | Bonuse: 14 milionë dollarë

Për të dytin vit radhazi, Mbappe u shpall fituesi i Këpucës së Artë në Ligue 1, e cila nderon lojtarin me më shumë gola në kampionat. Klubi i tij gjithashtu u rishpall si kampion i ligës më herët se që ishte parashikuar, për shkak të pandemisë me coronavirus. Ai u detyrua të kalonte fillimin e sezonit 2020-21 të Ligue 1 në karantinë pasi ai doli pozitiv me COVID-19.

5# Mohamed Salah, Liverpool

Fitimet totale: 37 milionë dollarë

Paga: 24 milionë dollarë | Bonuse: 13 milionë dollarë

Salah ka arritur të shënojë rreth 20 gola në të gjitha garat në secilin prej tre sezoneve të fundit te Liverpooli, duke ndihmuar klubin që të fitojë Ligën Premier pas më shumë se 30 vitesh. Ai ka më së shumti fitore se çdo lojtar tjetër në kampionat që është paraqitur në më shumë se 100 ndeshje. Në ndeshjen e parë të Liverpoolit për edicionin 2020-21, ai shënoi një hat-trick. Në shkurt, 28-vjeçari nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Vodafonen për të ndihmuar bashkëkombësit e tij në Egjipt se si të përdorin teknologjinë.

6# Paul Pogba, Manchester United

Fitimet totale: 34 milionë dollarë

Paga: 28 milionë dollarë | Bonuse: 6 milionë dollarë

Marrëveshja aktuale e Pogbas skadon verën e ardhshme, megjithëse Manchester United ka mundësinë ta zgjasë atë edhe një vit. Mesfushori  francez bëri një postim befasues në gusht të këtij viti, duke thënë se ai kishte nënshkruar për Verdansk FC. Doli të ishte një klub i trilluar dhe një ide nga sponsori Activision për të promovuar Call of Duty: Ëarzone, Sezoni 5 . 27-vjeçari gjithashtu është shfaqur me Messin dhe Salahun në fushatën e Pepsit “Luaj kurrë më pa ndal”.

7# Antoine Griezmann, Barcelona

Fitimet totale: 33 milionë dollarë

Paga: 28 milionë dollarë | Bonuse: 5 milionë dollarë

Që nga debutimi zhgënjyes i francezit te Barcelona në sezonin të kaluar, thashethemet kanë qarkulluar që klubi po negocion për ta shkëmbyer atë me PSG-në në këmbim të Neymaitr, me kërkesë të Messit. Griezmann është një tifoz i pasionuar i Brooklyn Nets, shpesh duke shkuar në ShBA, për të parë ndeshje dhe duke postuar shpesh mbështetjen e tij në mediat sociale. Ylli i Nets, Kevin Durant madje ndihmoi Barçan se Griezmann do të kalonte nga numri 17 në numrin 7 në fanellë përpara se të niste sezoni 2020-21.

8# Gareth Bale, Real Madrid

Fitimet totale: 29 milionë dollarë

Paga: 23 milionë dollarë | Bonuset: 6 milionë dollarë

Uellsiani është ende një lojtar i Real Madridit, por në huazim te Totteham Hotspuri, derisa kontrata i skadon në verën e këtij viti. Ai vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të paguar te Real Madridi, mirëpo që kësaj gjëje duke se do t’i vije fundit për shkak që klubi nuk dëshiron të bashkëpunojë më me të.

9# Robert Lewandowski, Bayern Munich

Fitimet totale: 28 milionë dollarë

Paga: 24 milionë dollarë | Bonuse: 4 milionë dollarë

Për shkak të pandemisë me coronavirus, France Football, organizatori i Topit të Artë, vendosi të anulojë çmimin për vitin 2020 për lojtarin më të mirë në botë. Duke vepruar kështu Lewandowski, i cili ishte favoriti i qartë për të fituar çmimin, mbeti pa të. Në të gjitha garat, sulmuesi polak kontribuoi drejtpërdrejt në 65 gola për Bayern Munichun në sezonin e kaluar – 55 gola dhe dhjetë asistime në 47 ndeshje. Në Ligën e Kampionëve, ai shënoi në çdo ndeshje deri në finalen kundër PSG-së. Jashtë fushës, ai është një nga atletët më të njohur në TikTok, me 2.4 milionë ndjekës.

10# David De Gea, Manchester United

Fitimet totale: 27 milionë dollarë

Paga: 24 milionë dollarë | Bonuse: 3 milionë dollarë

Paga prej 24 milionë dollarësh e De Geas e bën atë portierin më të paguar në botë. Në korrik, ai bëri paraqitjen e tij të 400-të në gol në vitin e tij të nëntë me Manchester Unitedin. Ai është i martuar me gruan e tij, këngëtaren dhe aktoren spanjolle Edune, që nga viti 2010 dhe shpesh promovon punën e saj në llogaritë e tij në rrjetet sociale.


Si janë përpiluar pagat e lojtarëve

Për të përpiluar listën, është biseduar me klube, agjentë lojtarësh, sponsorë komercialë dhe ekspertë futbolli në ShBA dhe Evropë. Të gjitha shifrat janë konvertuar në dollarë amerikanë dhe përfshijnë pagat e futbollit për sezonin 2020-21, shpërblimet dhe bonuset. Tarifat e transferimit janë të përjashtuara. Fitimet janë paraprake. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori