LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i vitit 2022 në Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni i vitit 2022 në Superligën e Kosovës në futboll

Futbolli kosovar ka përfunduar për vitin 2022 me një vit që ka qenë sa interesant aq edhe emocionues.

Ballkani i Therandës mori titullin e kampionit për edicionin 2021/22 derisa Llapi fitoi Kupën e Kosovës, ndërkohë kur ka kaluar gjysma e edicioni 2022/23, Drita e Gjilanit e ka mbyllur si kampion vjeshtor.


Telegrafi ka vazhduar traditën në ndarjen e çmimeve vjetore për portierin, mbrojtësin, mesfushorin, sulmuesin, lojtarin, talentin dhe trajnerin e vitit, derisa nga ky vit kemi ndarë edhe çmimin e lojtarit më të pëlqyer nga lexuesit tanë.

Ndërkohë tradita vazhdon ku Telegrafi zgjedh edhe formacionin më të mirë të një viti kalendarik në Superligën e Kosovës.

Ballkani si kampion në fuqi e dominon këtë formacion me gjashtë futbollistë, me tre vije Drita, derisa Llapi me një e Gjilani me një tjetër (Edhe pse Arbnor Ramadani ka dhënë kontribut të madh edhe te Llapi në pjesën e parë të vitit).

Në portë është Faton Maloku që ka rikthyer formën e tij më të mirë dhe ka qenë pika e fortë e Dritës si në edicionin e kaluar ashtu edhe në këtë të sivjetmë.

Mbrojtja përbëhet nga Armend Thaqi në krahun e djathtë, me mbrojtësin anësorë që ka shkëlqyer me gola e asistime duke i siguruar titullin e kampionit Ballkanit.

Për Lumbardh Dellovën ka qenë shumë i suksesshëm rikthimi në Kosovë, pasi ai ka shkëlqyer me Ballkanin ku ka marrë edhe titullin e kampionit dhe ka qenë lojtari kryesor në qendrën e mbrojtjes nga trajneri Ilir Daja.

Ilir Krasniqi është një nga zbulimet e këtij viti në futbollin kosovar. Mbrojtësi i talentuar ka qenë ndër më meritorët që Llapi arriti ta mbrojë Kupën e Kosovës dhe falë formës fantastike ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës.

Ndërkohë në krahun e majtë të mbrojtjes është mbrojtësi i Ballkanit, Astrit Thaqi. 29-vjeçari ka qenë lojtari i preferuar i Ilir Dajës, madje falë paraqitjeve fantastike ka lënë mbrapa në hierarki edhe emra të dëshmuar si Arbër Potoku e Leonit Abazi duke qenë titullar para të dyve.

Një tjetër yll që ka shëndrrit këtë vit në Superligë është Lindon Emërllahu nga Suhareka. 20-vjeçari me ardhjen e Ilir Dajës u bë lojtari kryesor në mesfushën e suharekasve dhe dha kontribut të madh në fitimin e titullit të parë të kampionit. Emërllahu vazhdoi me paraqitje fantastike edhe këtë vit në elitën e futbollit kosovar dhe arriti të ftohej në Përfaqësuesen A të Kosovës.

Përkrah Emërllahut në qendër të mesfushës është njëri nga më të mirët në këtë pozitë në vitet e fundit në futbollin kosovar, Rron Broja. Mesfushori mitrovicas ka qenë motori i Dritës në shkatërrimin e aksioneve të kundërshtarëve dhe ndërtimin e skuadrës së tij.

Mesfushori i tretë që zë vend në formacion është Arbnor Ramadani që dha kontribut të madh për dy ekipet, ku ka qenë lojtari kryesor si për Llapin në gjysmën e parë të vitit ashtu edhe për Gjilanin në gjysmën e dytë të këtij viti. 28-vjeçari ishte kryesori te Llapi në fitimin e Kupës së Kosovës ku edhe në finale shënoi gol, derisa edhe këtë edicion me Gjilanin dha kontribut me tre gola e tre asistime mes kampionatit e Kupës.

Sulmi është i frikshëm, me Meriton Korenicën, Ermal Krasniqin dhe një ‘bombardues’ portash si Marko Simonovski.

Meriton Korenica ka qenë ndoshta lojtari kryesor në suksesin e Ballkanit, pasi rahovecasi dha kontribut të madh me me shtatë gola e tre asistime vetëm në garat e Superligës.

Statistika edhe më të mira kishte Ermal Krasniqi, ku kontribuoi në suksesin e Ballkanit me 16 gola e tre asistime brenda vitit 2022 në futbollin kosovar.

E padyshim shënuesi më i mirë i këtij viti është Marko Simonovski. Sulmuesi maqedonas ishte një makineri golash pasi e mbylli vitin 2022 me 21 gola e tre asistime me fanellën e Dritës.

Trajneri i vitit: Ilir Daja pa pikë dyshimi, duke marrë parasysh se mori drejtimin e Ballkanit dhe arriti të shpallej kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit. Gjithashtu Daja udhëhoqi suharekasit edhe si nënkampion vjeshtor këtë vit.

Rezervistët: Gjithmonë është e vështirë të zgjedhën vetëm 11 futbollistë kur dhjetëra nga ta kanë dhënë kontribut të madh në sukseset e klubeve të tyre në elitën e futbollit kosovar brenda vitit 2022. Telegrafi vazhdon t’i përfshijë edhe disa emra në listën rezervë, por padyshim të gjithë nga ta meritojnë të jenë pjesë e 11shes së parë për nga cilësia dhe kontributi që kanë dhënë gjatë këtij viti, por fatkeqësisht që në këtë rast një formacion ka vend vetëm për 11 futbollistë. Në listën rezervë janë emrat si: Stivi Frashëri, Besnik Krasniqi, Ardian Limani, Bajram Jashanica, Granit Jashari, Edvin Kuc, Nazmi Gripshi, Albert Dabiqaj, Endrit Krasniqi, Kastriot Selmani, Almir Ajzeraj, Albion Rrahmani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori