Formacionet zyrtare: Feronikeli ’74 për pikët e para, Malisheva për vazhdimësi

Feronikeli ’74 dhe Malisheva kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Drenicasit janë nikoqir të malishevasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi nga ora 16:30.
Ekipi i Elon Berishës vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para dhe synon pikët e para këtë sezon, në takimin para tifozëve të vet.
Në anën tjetër, ekipi i Thomas Brdaric ka një barazim dhe një fitore, kështu që synon fitoren e radhës ose të paktën një barazim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Feronikeli ’74: Odyntsov; Musa, Halili, Thaqi, Prodani; Taipi, Soares, Shabani; Delic, Prapashtica, Dobratiqi;
Malisheva: Avdyli; Pira, Skovgaard, Kryeziu, Bajraktari; Vitija, Ferati; Isgandarli, Xhylani, Uka; Ibishi;
/Telegrafi/










































