Java e tretë e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku për herë të parë një ndeshje e kampionatit do të zhvillohet nën dritën e reflektorëve.

Aksioni i javës së tretë vazhdon me dy përballje, të cilat pritet të sjellin rivalitet dhe emocione në luftën për pikët e radhës.


Ndeshja e parë zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku Feronikeli ’74 pret Malishevën nga ora 16:30.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë rezultat pozitiv, në një duel ku pikët kanë rëndësi të madhe në këtë nisje të kampionatit.

Vëmendja kryesore, megjithatë, do të jetë në Gjilan, ku nga ora 19:00 përballen Gjilani dhe Dukagjini.

Kjo ndeshje do të jetë historike për klubin dhe qytetin e Gjilanit, pasi për herë të parë një ndeshje e Superligës në këtë stadium do të zhvillohet nën dritën e reflektorëve.

Atmosfera pritet të jetë e veçantë në stadiumin me bari artificial, ndërsa të dyja skuadrat do të synojnë ta shfrytëzojnë këtë mbrëmje për të marrë pikët e plota. /Telegrafi/

telegrafi sport app