LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së XIV – Lojtarët që vendosën ndeshjet bëjnë vend tek më të mirët

Formacioni më i mirë i javës së XIV – Lojtarët që vendosën ndeshjet bëjnë vend tek më të mirët

Java e XIV sjelli shumë ndeshje të bukura dhe rezultate interesante, duke vazhduar me Feronikelin dhe Prishtinën që janë në krye të renditjes.

Reklama

Pikërisht Feronikeli dhe Prishtina morën fitoren minimale si mysafirë, duke mposhtur Ballkanin dhe Drenicën.

Drita ka ‘shokuar’ duke e humbur hapin me kreun, pasi pësoi në shtëpi ndaj Lirisë.

Trepça ’89 dhe Gjilani kanë barazuar (1-1), ndërsa Llapi fitoi si mysafirë i Ferizajt (1-o).

Flamurtari e ka mposhtur KEK-un me rezultat 4-3.

Redaksia e Telegrafi Sport ka listuar në një formacion më të dalluarit e javës së XIV.

Portier

I riu Flamur Gashi i Lirisë ishte më meritori për tri pikët e Lirisë në Gjilan.

Ai priti gjithçka që erdhi në drejtim të portës së tij, duke qenë yll i vërtet i këtij takimi.

Mbrojtja

Nga e djathta i pandalshmi Përparim Islami i Feronikelit që tregoi formë të lartë përballë Ballkanit.

Në qendër Armend Dallku i Prishtinës së bashku me Florian Dacin e Lirisë.

Në të majtë Armend Halili i Gjilanit. Ai ishte fantastik duke e neutralizuar tërësisht Gzim Rusin e Trepçës ’89.

Mesfusha

Mesfusha vjen me katër lojtarë. Në qendër të mesfushës Albutrin Morina i Feronikelit. Ai vrapoi shumë dhe ishte ndër më meritorët në fitoren e drenicasve.

Të avancuar janë Liridon Fetahaj që shënoi golin e fitores për Lirinë, Vilfor Hysa i Gjilanit dhe Shend Kelmendi i Llapit, që e shënoi golin e  fitores.

Sulmi

Sulmi vjen me dy kulla binjake. Abdul Basid Khalid (Prishtina) dhe Kastriot Rexha (Feronikeli) kanë bërë vend në formacionin e javës.

Ata të dy shënuan golat e fitores dhe në mesjavë do të jenë në mejdan përballë njëri-tjetrit. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
“Është shumë e thjeshtë”, Erik Ten Hag shpjegon arsyet që çuan deri tek humbja ndaj Crystal Palace

“Është shumë e thjeshtë”, Erik Ten Hag shpjegon arsyet që çuan deri tek humbja ndaj Crystal Palace

Premier League
Jurgen Klopp: Nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo, vendime të çmendura

Jurgen Klopp: Nuk kam parë kurrë një ndeshje si kjo, vendime të çmendura

Premier League
Tifozët e Crvena Zvezdës vajtojnë terroristin e tyre që u vra në Kosovë

Tifozët e Crvena Zvezdës vajtojnë terroristin e tyre që u vra në Kosovë

Ligat tjera
‘El Clasico’ i basketbollit kosovar i takon Trepçës

‘El Clasico’ i basketbollit kosovar i takon Trepçës

Super Liga
Policia e Kosovës nuk lejon shpalosjen e banerit nga tifozeria “Torcida” për ngjarjet ne veri

Policia e Kosovës nuk lejon shpalosjen e banerit nga tifozeria “Torcida” për ngjarjet ne veri

Super Liga
Kalo në kategori