LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll

Formacioni më i mirë i javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll

Ka përfunduar java e nëntë në elitën e futbollit kosovar me pesë ndeshje të zhvilluara.

Katër fitore i kanë takuar vendasve derisa një tjetër mysafirëve në xhiron që asnjë takim nuk përfundoi pa fitues.


Në xhiron e nëntë u shënuan nëntë gola, ku në dy takime u panë nga tre gola dhe në tri të tjera vetëm nga një.

Ballkani ka fituar derbin ndaj Prishtinës 2-1 me një rikthim fantastik, teksa me rezultat identik ka shënuar fitore edhe Drenica ndaj Trepçës ’89.

Drita mposhti në udhëtim Arbërinë 0-1, ndërsa me rezultat të njëjtë triumfuan edhe Gjilani ndaj Besës dhe Feronikeli ndaj Llapit.

Telegrafi ka zgjedhur 11 futbollistët më të mirë të javës, por edhe trajnerin më të mirë.

Portieri:

Enea Koliqi përsëri zë vend në formacionin më të mirë të javës. Gardiani shqiptar ka shpëtuar Gjilanin pasi bëri disa pritje fantastike ndaj Besës. E falë pritjeve të mrekullueshme të Koliqit, Gjilani mori tri pikë të mëdha nga dueli me pejanët.

Mbrojtja:

Shkëlzen Lushtaku ishte fantastik për Drenicën në përballje me Trepçën ’89. Mbrojtësi i djathtë ishte i pakalueshëm në repartin defensivë, por që arriti të shënoj edhe golin e parë në fitoren e skuadrës së tij. Në krahun e majtë të mbrojtjes është përsëri një golashënues, ku Yll Hoxha me golin e tij i siguroi tri pikë të arta Feronikelit në përballje me Llapin.

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani ka rikthyer formën e tij më të mirë pasi tashmë ka harruar lëndimin e pësuar. Numri pesë i kampionit në fuqi ishte fantastik në përballje me Arbërinë duke larguar disa herë rrezikun nga zona e tij. Përkrah Limanit në qendër të mbrojtjes është Prince Balde i Feronikelit. Mbrojtësi nga Liberia ishte i pakalueshëm ndaj Llapit duke neutralizuar sulmuesin Ahmed Januzi.

Mesfusha:

Edvin Kuc ka qenë njëri nga lojtarët më meritor që Ballkani bëri atë rikthim të ‘çmendur’ ndaj Prishtinës. Mesfushori qendror harkoi dy herë në zonë dhe në të dyja rastet u shënuan golat e liderit aktual të Superligës. Kuc vazhdon të ngritë nivelin e tij javë pas jave dhe padyshim që mbetet njëri nga mesfushorët më të mirë në elitë. Përkrah tij është Bujar Shabani i Dritës, që i dha kampionit tri pikë me golin e shënuar. Përveç golit ndaj Arbërisë, Shabani kreu punë jashtëzakonisht të madhe edhe në mesfushë duke shkatërruar aksionet e kundërshtarëve.

Guathier Mankenda ishte i jashtëzakonshëm për Prishtinën, por as paraqitja e tij fantastike nuk i ndihmoi bardhekaltërve të triumfonin në derbi ndaj Ballkanit. Gjithsesi Mankenda bëri një ndeshje të madhe duke qenë i jashtëzakonshëm në krahun e djathtë të sulmit dhe duke asistuar në golin e vetëm të kryeqytetasve.

Nazmi Gripshi nuk shënoi dje ndaj Prishtinës, por mesfushori shqiptar bëri një ndeshje të madhe. Ai ka qenë kudo në fushë, duke krijuar disa raste shënimi, por edhe organizuar aksionet e Ballkanit. Ishte një ndeshje fantastike nga 23-vjeçari që i mungoi vetëm goli ndaj Prishtinës.

Në krahun e majtë të repartit ofensivë është Hysen Tahiri i Drenicës. 28-vjeçari ishte i pandalshëm nga mbrojtja e mitrovicasve derisa asistoi për golat e shënuar nga kuqezinjtë.

Sulmi:

I vetëm në sulm kësaj radhe vjen Mevlan Zeka. Sulmuesi gjakovar ka qenë gjithmonë produktiv për Ballkanin sa herë është inkuadruar në fushë. Ai shënoi dy gola për fitoren e suharekasve duke i bërë të qartë trajnerit Munishi se meriton më shumë minuta. Gjithsesi falë dy golave ndaj Prishtinës, Zeka është padyshim lojtari i javës së nëntë në Superligë.

Trajneri i javës:

Ismet Munishi i mungoi skuadrës së tij Ballkanit në duel me Trepçën ’89 për shkak të dënimit me karton të kuq. Gjithsesi Munishi u rikthye në bankë në derbi ndaj Prishtinës dhe fitorja erdhi për Ballkanin. Përkundër që ishte në disavantazh, Munishi bëri zëvendësimet adekuate dhe e motivoi skuadrën për ta marrë një fitore nga një ndeshje që dukej e humbur. Padyshim që fitorja e ‘Xhebrailave’ është meritë edhe e trajnerit Munishi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Edon Zhegrova kalon nën menaxhimin e agjentit të njohur, futet në mesin e shumë yjeve

Ligue 1
Kalo në kategori