LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i javës së nëntë në BKT Superligë

Formacioni i javës së nëntë në BKT Superligë

Ka përfunduar xhiro e nëntë në BKT Superligën e Kosovës në futboll me disa rezultate mjaftë interesante.

Llapi ka arritur ta fitojë derbin rajonal në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ 1-2 ndaj Prishtinës, derisa kryendeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit përfundoi pa fitues 1-1.


Drita ka vazhduar pa fitore edhe pas katër xhirove radhazi, teksa ka luajtur 1-1 në udhëtim me Ulpianën.

Drenica nuk di të ndalet, pasi në xhiron e nëntë ka mposhtur Feronikelin 4-0, derisa Dukagjini me lehtësi ka mposhtur Ulpianën 2-0.

Redaksia e sportit në Telegrafi si çdo javë edhe në këtë xhiro ka zgjedhur më të mirët në futbollin kosovar.

Portieri:

Enea Koliçi vazhdon me paraqitje të jashtëzakonshme në BKT Superligë. Portieri shqiptar ishte fantastik në duel me Ballkanin, duke pritur disa gjuajtje të mysafirëve dhe ishte më meritori që Gjilani shpëtoi pa humbje.

Mbrojtja:

Ardian Limani është duke kaluar nëpër formën më të mirë në karrierën e tij. Kapiteni i Dritës është fantastik në krahun e djathtë të mbrojtjes ku edhe ndaj Ulpianës tregoi potencialin që ka duke asistuar në golin e Marko Simonovskit.

Në qendër të mbrojtjes vjen Granit Jashari i Drenicës që këtë edicion po kalon nëpër një formë të mrekullueshme. Jashari ishte i pakalueshëm në mbrojtjen e kuqezinjve nga sulmuesit e rrezikshëm të Niklit.

Tandem me Jasharin është mbrojtësi nga Shqipëria, Elvis Prençi që shkëlqeu për Llapin në përballje ndaj Prishtinës. Prençi ishte fantastik në përballje me sulmuesit e kryeqytetasve.

Në krahun e majtë të mbrojtjes vjen Arbër Shala i Dukagjinit të Klinës. Shala bëri ndeshje të madhe, duke qenë i pakalueshëm në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa edhe asistoi në golin e parë.

Mesfusha:

Bujar Shabani ka qenë motori i Dukagjinit në përballje ndaj Malishevës. Mesfushori ferizajas dominoi në mesfushë, teksa shënoi edhe golin e parë për ‘Hithat’.

Në mesfushë ka vend edhe për dy mesfushorët që shënuan gola të jashtëzakonshëm nga gjuajtjet e lira.

Egzon Qerimi me ‘raketën’ e tij arriti t’ia siguroi një pikë skuadrës së tij Ulpianës në përballje me Dritën.

Ndeshje të madhe ka zhvilluar edhe Nazmi Gripshi për Ballkanin në kreyndeshjen e xhiros ndaj Gjilanit.

Mesfushori nga Shqipëria bëri paraqitje fantastike të cilën e konkretizoi me një gol të mahnitshëm nga gjuajtja e lirë.

Sulmuesit:

Valmir Veliu u inkuadrua në lojë ndaj Prishtinës dhe ishte zëvendësim fantastik. Sulmuesi këmbëshpejtë ishte më meritori që Llapi mori tri pikët në Prishtinë. Veliu asistoi në golin e parë të shënuar nga Selmani, derisa realizoi të dytin për t’i dhuruar një fitore të madhe Llapit në Fadil Vokrri.

Kreshnik Uka është duke vazhduar me formën e jashtëzakonshme këtë edicion. Sulmuesi drenicas ka qenë vendimtar për skuadrën e tij në fitoren 4-0 ndaj Feronikelit me dy gola të realizuar.

Vend në formacionin e javës zë edhe kapiteni i Gjilanit, Gerhard Progni. 34-vjeçari ishte më i miri në fushë për ‘Skifterat’ ku edhe realizoi një gol në barazimin 1-1 ndaj Ballkanit.

Trajneri i javës:

Pa dyshim që epiteti i trajnerit të javës së nëntë në BKT Superligë shkon për Tahir Batatinën. Tekniku llapjan e kishte përgatitur për mrekulli ndeshjen ndaj Prishtinës, ku përkundër disavantazhit arriti një triumf të madh në kryeqytet.

Batatina bëri zëvendësime perfekte duke inkuadruar në lojë Kastriot Selmanin e Valmir Veliun, ku dolën zëvendësime të qëlluara pasi që të dy shënuan në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori