LAJMI I FUNDIT:

Formacioni me 11 lojtarët që Barcelona dështojë t’i transferojë gjatë verës (Foto)

Formacioni me 11 lojtarët që Barcelona dështojë t’i transferojë gjatë verës (Foto)

Portali i njohur britanik ‘Goal.com’ ka përpiluar një formacion prej 11 futbollistëve që Barcelona i kërkoi në afatin kalimtar veror, por dështoi t’i transferojë.

Gjiganti katalunas humbi shumë në cilësi me largimin e Neymarit, edhe pse fitoi 222 milionë euro nga transferimi i tij në Ligue 1 te Paris Saint-Germain.


Barca nuk dështoi vetëm me Di Marian e Coutinhon, por edhe me tre lojtarë të tjerë
Lexo po ashtu Barca nuk dështoi vetëm me Di Marian e Coutinhon, por edhe me tre lojtarë të tjerë

Pas këtij largimi drejtuesit e Barcelonës u hodhën në sulm për zëvendësuesin ideal të brazilianit, duke kërkuar transferimin e emrave të mëdhenj.

Paulo Dybala i Juventusit, Philippe Coutinho i Liverpoolit, Riyad Mahrez i Leicester Cityt dhe Angel Di Maria i PSG-së ishin kërkuar nga Barça për zëvendësuesin e Neymarit, por të gjithë kanë dështuar.

La Liga zgjedh formacionin më të mirë të transferimeve të verës (Foto)
Lexo po ashtu La Liga zgjedh formacionin më të mirë të transferimeve të verës (Foto)

Barcelona gjithashtu ka kërkuar përforcime edhe në mesfushë si Marco Verratti e Dani Ceballos, dhe në mbrojtje si Hector Bellerin, Inigo Martinez, Davinson Sanchez, Theo Hernandez dhe portierin Ederson, por që të gjithë dështoi t’i transferojë.

Në afatin kalimtar, gjiganti katalunas transferojë vetëm Ousmane Dembelen, Paulinhon dhe mbrojtësin Ruben Semedo. /Telegrafi/   

Formacioni me transferimet e dështuara: 

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori