Juventusi është nikoqir i Hellas Veronas në ndeshjen e xhiros së pestë në kampionatin italian, Serie A.

Reklama

Zonja e Vjetër ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime në katër xhirot e para, ashtu që numëron tetë pikë në tabelë.

Verona ka një pikë më pak se kampioni, ndërsa ka arritur dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Trajnerët Andrea Pirlo dhe Ivan Juric i kanë gati formacionet me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Demiral; Cuadrado, Arthur, Rabiot, Bernardeschi; Ramsey; Dybala, Morata.

Formacioni startues i Hellas Veronas: Silvestri; Lovato, Ceccherini, Empereur; Faraoni, Vieira, Tameze, Lazovic; Colley, Zaccagni; Kalinic.

Reklama

/Telegrafi/