Bukuroshja së shpejti do të udhëtojë drejt qytetit Ordo të Mongolisë, ku do të jetë pjesë e spektaklit që do të zhvillohet më 18 gusht.

Përveç prezantimit të bërë përmes dhjetëra fotove nëpër internet dhe biografisë së detajuar të bukuroshes shqiptare të rritur në SHBA, në Youtube javën e kaluar është publikuar edhe një video, ku ajo prezanton veten për ata që s’kanë pasur mundësinë ta “njohin” më parë.


Videoja, të cilën mund ta shihni më poshtë, ka marrë afro 10 mijë klikime. /Telegrafi/