Duke folur pas fitores dominuese 5-1 kundër Feyenoord në Ligën e Kampionëve, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, refuzoi ta krahasonte skuadrën e tij aktuale me skuadrën e Bayern Munich, e cila ka fituar gjashtë trofe brenda vitit.

Barcelona mori një fitore të thellë ndaj Feyenoordit në ndeshjen e raundit të parë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve dhe ekipi mori shumë lavdata.


Megjithatë, trajneri gjerman, Flick, ka refuzuar ta krahasoj skuadrën e tij aktuale me Bayernin e tij që fitoi gjashtë trofe sa ishte ky trajner.

“Nuk më pëlqen të bëj krahasime. Por, jam i lumtur këtu në Barcelonë. Duket premtuese, por ka ende shumë rrugë për të bërë", ka thënë fillimisht trajneri gjerman.

“Të gjithë janë të uritur për t’u përmirësuar dhe kjo ka ndikim në ekip dhe në mënyrën se si ata performojnë në fushë”.

“Ekipi po punon mirë dhe shumë fort. Kemi shumë cilësi me topin. Jam shumë i kënaqur”.

“Mund të përmirësohemi dhe kjo është ajo që duhet të synojmë: intensitet të lartë në stërvitje, ruajtjen e një avantazhi konkurrues, të shohim se ku mund të përmirësohemi dhe të qëndrojmë të përqendruar në këtë. Ne kërkojmë më të mirën”, përfundoi Flick. /Telegrafi/

telegrafi sport app