Haaland merr vendimin befasues për të ardhmen e tij te Man City

Erling Haaland po planifikon të largohet nga futbolli anglez në fund të sezonit 2026/27, pasi ka shprehur pakënaqësinë e tij me udhëheqjen e Manchester Cityt nën drejtimin e Enzo Marescas.
Skuadra angleze mund të përballet kështu me një ndryshim të madh në afatin kalimtar të transferimeve.
Sipas The Sun, agjentët e sulmuesit norvegjez kanë zhvilluar tashmë takime informale në Londër dhe Paris me përfaqësues të Barcelonës, klub që po shqyrton mundësinë e aktivizimit të klauzolës së lirimit prej 175 milionë eurosh të përcaktuar në kontratën e tij.
Reprezentuesi norvegjez, 26 vjeç, është në sezonin e tij të pestë në Ligën Premier me Manchester Cityn, kompeticion ku që prej transferimit të tij nga Borussia Dortmundi ka arritur të fitojë të gjithë titujt zyrtarë.

Megjithatë, sulmuesi nuk është i kënaqur me zhvillimet e fundit në klub. Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në pakënaqësinë e tij është emërimi i Enzo Marescas si pasues i Pep Guardiolës në stolin e Manchester Cityt.
Në anën tjetër, Joan Laporta dhe Deco po kërkojnë të transferojnë një sulmues të nivelit të lartë, pasi tentativa për Julian Alvarez ishte penguar nga refuzimi i Atletico Madridit për të negociuar.
Maresca injoron sërish yllin e Man Cityt në Ligën e Kampionëve – tifozë mendojnë se ai e 'urren' atë

Profili i Haalandit përshtatet me planet e Barcelonës, ndërsa klauzola e tij prej 175 milionë eurosh do të bëhet aktive në vitin 2027. Kjo shumë është e ngjashme me shumën që fillimisht ishte propozuar për sulmuesin argjentinas.
Pavarësisht spekulimeve për një transferim të mundshëm te rivali i përjetshëm i Barcelonës, Haaland e ka përjashtuar mundësinë e transferimit te Real Madridi.
Norvegjezi beson se prania e njëkohshme e Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Yan Diomande do të krijonte një çekuilibër në ndarjen e roleve brenda dhomës së zhveshjes së Real Madridit./Telegrafi/











































