LAJMI I FUNDIT:

Flet miku i Matthew Perryt: Ai i gënjeu të gjithë, nuk ishte kurrë i pastër

Flet miku i Matthew Perryt: Ai i gënjeu të gjithë, nuk ishte kurrë i pastër
Matthew Perry

Rreth një muaj më parë vdiq ylli i “Friends”, Matthew Perry.

Raporti i tij i autopsisë doli të premten, në të cilin u zbulua se aktori që luante Chandler Bing vdiq për shkak të “efekteve akute të ketaminës”.


Megjithë karrierën e tij të shquar si aktor filmi dhe televizioni, Perry kishte folur hapur për luftën e tij me varësinë në të kaluarën.

Matthew Perry

Në fakt, një mik shumë i ngushtë ka deklaruar në një intervistë për Daily Mail se lidhja e tij me lëndët narkotike nuk ka përfunduar kurrë.

Të gjitha lajmet nga Matthew Perry
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Matthew Perry

Personi në fjalë nuk ka dashur të tregojë identitetin e tij por ka deklaruar: “Ai ka gënjyer të gjithë se është i pastër. Ai kurrë nuk ishte. Është shumë e trishtueshme. Gënjeshtra më e madhe që ka thënë ka qenë ndoshta për veten e tij”.

Matthew Perry

Ai vuri në dukje se nganjëherë Perry mund të ishte “një person mjaft manipulues kur ishte fjala për betejat e tij me konsumin, ishte një luftë , një betejë dhe ai luftoi çdo ditë deri në fund”.

“Autopsia zbuloi se Matthew Perry kishte doza të larta ketamine në trupin e tij dhe se vdekja e tij ishte shkaktuar nga “efektet akute”; i drogës dhe shqetësimit të frymëmarrjes, megjithatë, niveli në trup ishte i ngjashëm me atë të një pacienti të shtruar në spital”.

Duhet kujtuar se deklarata e autopsisë pretendon se “me nivelet e larta të ketaminës të gjetura në mostrat e gjakut të tij pas vdekjes, efektet kryesore vdekjeprurëse do të ishin si nga stimulimi i tepërt kardiovaskular ashtu edhe nga depresioni i frymëmarrjes”.

Matthew Perry

Kjo mund të vërtetojë se aktori nuk kishte qenë esëll për 18 muaj, siç konfirmoi në tetor 2022.

I njëjti kishte deklaruar se shpenzoi afërsisht 9 milionë dollarë duke u përpjekur të përballonte varësinë e tij ndaj alkoolit. Dy vjet më parë ai ishte në gjendje të ripohonte se kishte lënë mënjanë varësinë e tij dhe se jeta e tij ishte më e shëndetshme. /Telegrafi/

Matthew Perry

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori