LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e Tovërlanit pasi Feronikeli u shpall kampion

Fjalët e Tovërlanit pasi Feronikeli u shpall kampion

Feronikeli është shpallur për herë të dytë radhazi kampion i Superligës, pas fitores prej 0-1 kundër Gjilanit dhe humbjes së Hajvalisë kundër Besës.

Afrim Tovërlani ka thënë se ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër Gjilanit, por pas shënimit të golit arritën të mbajnë rezultatin.


“Ishte një ndeshje shumë e mundimshme ndaj një skuadre e cila nuk ka pasur shumë ambicie dhe ka luajtur me qetësinë më të madhe, ndoshta më lehtë do ta kishim me ndonjë skuadër që ka presionin. Megjithatë mendoj se zhvilluam një ndeshje në mënyrë të mençur, arritëm të shënojmë dhe më pas ta mbajmë rezultatin, përkundër që ka mundur të jetë edhe më i thellë, por ishte i mjaftueshëm për të marr pikët e plota”, ka thënë Tovërlani, transmeton Koha.net.

Trajneri i kampionit të Kosovës ka thënë se mbrojtja e titullit është bërë me një punë e angazhim shumë të madh.

“Asnjëherë nuk kam thënë se do ta fitojmë titullin, por kam thënë se do të mundohemi ta mbrojmë atë dhe e arritëm me shumë punë e shumë angazhim. Dy ndeshjet vendimtare që kanë ndikuar në ngritjen e moralit në këtë sezon, fitoret kundër Trepçës ’89 dhe Vushtrrisë. Përkundër që rivalët vazhdimisht kanë pritur gabimet tona, ne nuk jemi marr me ta, por kemi vazhduar të punojmë dhe kemi pasur një ekip kompakt, përkundër mungesës së lojtarëve kryesor në momente kyçe, kanë dalë të tjerët në sipërfaqe që vërtet mendoj se kanë perspektivë në futboll”, ka thënë Tovërlani.

Ai ka uruar të gjithë fansat e Feronikelit, futbollistët dhe kryesinë e klubit.

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori