LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e para të Ferran Torres si lojtar i Barcelonës: Jam këtu ta ndihmoj klubin me gola dhe asistime

Fjalët e para të Ferran Torres si lojtar i Barcelonës: Jam këtu ta ndihmoj klubin me gola dhe asistime

Ferran Torres është shumë i lumtur që iu bashkua një klubi të madh si Barcelona.

Anësori spanjoll që vjen nga Manchester City, i ka synimet e qarta, duke thënë se do të vazhdojë të punojë shumë që të kthej Barcelonën ku e ka vendin.


“Do të vazhdoj të rritet si futbollist dhe si person dhe të ndihmoj Barçën të jetë ajo që është, një nga klubet më të mira në botë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu”, ka thënë fillimisht ai për Barça TV.

“Mbërritja në Barcelonë është një hap i madh për karrierën time, të vazhdoj të përparoj dhe të vazhdoj të shënoj gola. Me një trajner ideal dhe në një klub që është i emocionuar për ardhjen time. Mezi pres të jem me ekipin”, deklaroi ai.

Lojtari i Valencias vuri në pah veçanërisht figurën e Xavi Hernández, mbështetës i tij i madh.

“Karriera e Xavi si lojtar është e patëmetë dhe tani si trajner ai po e nis, por e di se ai është një trajner i jashtëzakonshëm që do të më ndihmojë të rritem dhe të përmirësohem”.

“Unë mund të luaj në të tre pozicionet sulmuese dhe kjo është e rëndësishme në rast se ka lëndime apo ndonjë gjë tjetër. Do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën me gola dhe asistime dhe gjithashtu për të mbrojtur”, ka thënë Torres.

Torres ka nënshkruar deri në vitin 2027. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori