LAJMI I FUNDIT:

Fitore komode e Realit në sfidën e parë çerekfinale kundër Liverpoolit

Fitore komode e Realit në sfidën e parë çerekfinale kundër Liverpoolit
(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi e ka kryer punën në mënyrën më të mirë në sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit (3-1).

Mbretërit e dominuan fraksionin e parë të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin ‘Alfredo di Stefano’, ku i shënuan dy gola.

Pas fillimit të kujdesshëm në minutat e para, Vinicius Junior nuk e shfrytëzoi si duhet një pasim nga Ferland Mendy, ashtu që nuk arriti të shënonte.

Porse ndryshe ndodhi në minutën e 27-të kur Toni Kroos dërgoi një harkim të përsosur nga largësi dhe e nxori brazilianin të vetëm para portierit, ai duhej vetëm ta pranonte topin dhe të godiste, ndërsa pikërisht këtë e bëri.

(Foto: Screenshot/Twitter/Vyndrigo)

Një mundësi të mirë në vazhdim e pati Karim Benzema që nuk u shfrytëzua siç duhej. Megjithatë, Marco Asensio u kujdes për golin e dytë duke e kaluar me parabolë Alissonin dhe duke shënuar (36’).

Rastet nuk munguan për vendasit edhe në minutat e mbetura të gjysmës së parë, derisa Liverpooli nuk pati asnjë goditje drejt portës së Realit.

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Mysafirët e nisën më mirë fraksionin e dytë të lojës, në të cilin e kërkuan menjëherë golin dhe këtë e arritën. Mohamed Salah e shfrytëzoi një top të pa larguar mirë dhe e ngushtoi rezultatin (51’).

Toni Kroos dhe Sadio Mane patën nga një rast në secilën anë, por nuk i shfrytëzuan.

(Foto: Twitter/Liverpool FC)

Falë asistimit nga Luka Modric, Vinicius Junior shënoi edhe golin e dytë personal (67’) në këtë takim dhe të tretin për Los Blancos.

Nga minuta e 81-të në ndeshje u inkuadrua edhe mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, që zëvendësoi Diogo Jotan.

Rezultati 3-1 është mjaft komod për Real Madridin, ndërsa Liverpooli do të shpresojë ta shfrytëzojë golin e shënuar në terren mysafir për ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori