LAJMI I FUNDIT:

Fitojnë Pistons, Celtics e Raptors, në Perëndim konfirmohen Lakers

Fitojnë Pistons, Celtics e Raptors, në Perëndim konfirmohen Lakers

Një mbrëmje e pasur me ndeshje në NBA e që nisi me dominimin e Detroit Pistons 127-106 përballë Sacramento Kings, falë lojës në grup që u reflektua me plot shtatë basketbollistë vendës me numër dyshifror pikësh.

Më i miri rezultoi Christian Wood me 23 pikë, ndërsa Derrick Rose shtoi 22 pikë të tjera dhe 11 asiste për Pistons, që gjithsesi mbeten jashtë zonës play off në Lindje, me një fitore më pak e katër humbje më shumë se Broonklyn Nets.


Karl-Anthony Towns i ndie i vetëm në përballjen mes Minnesota Timberwolves dhe Chicsgo Bulls, pasi 40 pikët e tij dhe 25 të Wiggins nuk mjaftuan për të rrëmbyer fitoren në “United Center”, ku vendasit fituan me rezultatin 117-110.

Kampionët në fuqi të NBA, Toronto Raptors, bënë detyrën më shtëpi përballë Philadelphia 76ers, duke fituar 107-95, me më të mirin mbi parket VanVleet, autor i 22 pikëve, 5 “rebound” dhe 8 asisteve.

Sukses edhe për Boston Celtics, që iu imponuan 119-95 Memphis Grizzlies, me plot 6 basketbollistë me numër dyshifror pikësh, mes të cilëve spikati Tatum me 27 pikë e 7 “rebound”. Për Griezzlies ishin shumë pak 16 pikë dhe 13 “rebound” të Valanciunas.

Fitore pa shumë mundim për Los Angeles Lakers 92-100 në parketin e New York Nicks, me dyshen James-Davis që realizoi 29 pikë në total. Për kalifornianët, që kryesojnë në Konferencën e Perëndimit, bëhet fjalë për suksesin e 35-të në 44 ndeshje në total.

Një nga sfidat më spektakolare të mbrëmjes u zhvillua në “Airlines Arena” të Miamit, ku Heat kaluan vetëm pas kohës shtesë 134-129 Washington Wizards (koha e rregullt 118-118). Spikati për vendasit Bradley Beal me 38 pikë, 9 “rebound” e 5 asiste.

Houston Rockets tregojnë forcën përballë Denver Nuggets, duke fituar me rezultatin 121-105. pas 4 humbjeve radhazi. “Triple double” për serbin Nikola Jokic (19 pikë, 12 “rebound” e asiste), por që nuk mjaftoi para efikasitetit të Russell Westbrook dhe James Hardem, që shënuan respektivisht 29 dhe 28 pikë.

Rezultatet

Orlando Magic – Oklahoma City Thunder 114-120

Toronto Raptors – Philadelphia 76ers 107-95

Detroit Pistons – Sacramento Kings 127-106

Atlanta Hawks – Los Angeles Clippers 102-95

Miami Heat – Washington Wizards 134-129

New York Knicks – Los Angeles Lakers 92-100

Boston Celtics – Memphis Grizzlies 119-95

Chicago Bulls – Minnesota Timberwolves 117-110

Houston Rockets – Denver Nuggets 121-105

Phoenix Suns – Indiana Pacers 87-112

New Orleans Pelicans – San Antonio Spurs 117-121

Golden State Warriors – Utah Jazz 96-129

/Supersport/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori