Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1 dhe basketbollisti i njohur, Fis Juniku, ka njoftuar se ka përmbyllur me sukses sezonin e fundit të podcastit të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka publikuar një fotografi përmbledhëse me 12 episodet e këtij sezoni, duke shënuar kështu edhe mbylljen zyrtare të tij. Në imazh shihen të përfshirë të gjithë mysafirët e sezonit, ndërsa në fund janë vendosur edhe partnerët që e kanë mbështetur projektin.


Fis Juniku ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e realizimit të këtij sezoni – nga ekipi prapa skenës, te publiku që e ka ndjekur në çdo episod.

“Faleminderit shumë krejtve që ishit pjesë — prej atyre prapa skenës deri te ju që na dëgjoni çdo episod”, ka shkruar ai, duke theksuar se sezoni u ndërtua mbi 12 episode, 12 mysafirë dhe 12 energji të ndryshme, secila unike në mënyrën e vet.

Ai gjithashtu falënderoi në mënyrë të veçantë kameramanët @bardhigashi dhe @atdhe_muriqi, montazherin Edi, si dhe sponsorët që kanë mbështetur podcastin.

Në fund të mesazhit, Juniku paralajmëroi edhe një pauzë të shkurtër, para rikthimit me sezonin e radhës.

“Tash një pauzë e shkurtë… pak pushim, pak reflektim. Sezoni 7 po vjen. Rrini gati 🎙️ Edhe… faleminderit vetes, se s’ka qenë lehtë”, përfundoi ai.

Me këtë njoftim, Fis Juniku duket se ka konfirmuar se projekti do të vazhdojë, ndërsa ndjekësit tashmë presin të mësojnë se çfarë do të sjellë sezoni 7. /Telegrafi/