LAJMI I FUNDIT:

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022/2023: Data, stadiumi, detajet dhe historia e shkruar

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022/2023: Data, stadiumi, detajet dhe historia e shkruar
(Foto: Getty Images/UEFA)

Ka kohë që është përzgjedhur data dhe vendi për finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti dhe derisa kemi hyrë në fazën e eliminimit direkt sjellim disa detaje paraprirëse për mbrëmjen më të madhe të sezonit në futbollin e klubeve.

Liga e Kampionëve është një nga kompeticionet më kërkuese në futbollin botëror dhe rruga drejt finales është plot me pengesa, veçanërisht në një sezon që do të ndërpritet nga një Kampionat Botëror.


Ku dhe kur zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve 2022-23

(Foto: Getty Images)

Vendi për finalen e këtij viti tashmë është përzgjedhur, ndërsa do të zhvillohet më 10 qershor 2023, pak më vonë se zakonisht për shkak të Kampionatit Botëror në Katar.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në stadiumin ku u zhvillua një nga finalet më të mira në historinë e kësaj gare, në Stadiumin Olimpik Ataturk. Stadiumi, i cili u kompletua në vitin 2022, përkujton themeluesin dhe presidentin e parë të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Stadiumi me kapacitet prej 76.092 ulësesh, i vendosur në Stamboll, është i njohur për të gjithë tifozët e futbollit, veçanërisht tifozët e Liverpool dhe Milanit, të cilët luajtën në finalen emocionuese të vitit 2005.

Finalja ndërmjet Liverpoolit dhe Milanit ka hyrë në histori

Në vitin 2005, Liverpooli realizoi një nga rikthimet më të famshme të viteve të fundit. Në pjesën e parë, Milani avanconte 3-0. Paolo Maldini që në minutën e parë dhe një dygolësh i Hernan Crespos, i dhanë skuadrës së drejtuar asokohe nga Carlo Ancelotti një epërsi shumë të rehatshme në pjesën e parë, ose kështu menduan ata.

Një fjalim i frymëzuar i Rafa Benitez në pushim, i ndihmoi Merseysiders të bënin një nga tronditjet më të mëdha në historinë e Ligës së Kampionëve. Steven Gerrard, Vladimir Smicer dhe Xabi Alonso, e barazuan rezultatin në pjesën e dytë duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Meqenëse nuk pati gola të tjera, gjithçka u vendos në ekzekutimin e penalltive, në të cilët më të saktë ishin lojtarët e Liverpoolit, derisa portieri Jerzy Dudek ishte heroi i mbrëmjes së famshme në Stamboll.

Ataturk humbi në finalen e vitit 2020

(Foto: FC Bayern)

Stadiumi Ataturk ishte caktuar për ta pritur finalen e Ligës së Kampionëve 2020, megjithatë për shkak të pandemisë COVID-19, ndeshja u zhvendos në Lisbonë, ku Bayern Munichu e mposhti Paris Saint-Germainin në finale.

Real Madridi kërkon trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve

(Foto: Real Madrid FC)

Kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane për klube është kualifikuar në 16 skuadrat e fundit. Në të tetën e finales, Los Blancos do të përballen me Liverpoolin, skuadër të cilën e mposhtën në finaln e vitit të kaluar.

Klubi mbretëror kërkon të vazhdojë me thyerjen e rekordeve në këtë garë. Ata i kanë fituar 14 tituj të Ligës së Kampionëve dhe do të shpresojnë të bëjnë më të mirën edhe këtë sezon. Stadiumi Ataturk është vendi, ku duan të jenë qershorin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori