LAJMI I FUNDIT:

Filmi me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin “Në kuadër të dashurisë” publikohet së shpejti

Filmi me protagonistë Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin “Në kuadër të dashurisë” publikohet së shpejti

“Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi i parë filmik, i cili ka premierë më shpejt se sa mendonit.

Duke nisur nga aktorët profesionistë e deri tek personazhet publikë më në zë të momentit, një realizim spektakolar është realizuar, duke bërë më të mirën e mundshme që projekti të arrijë të shkaktojë kënaqësi te publiku, të qeshura, e shumë e shumë emocione të tjera. Ky film do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët.


“Në kuadër të dashurisë” shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre. Surprizat nuk do të kenë fund dhe fundja, e kush nuk do të ishte kurioz që të shihte si çift ‘dy armiq të përbetuar’ si Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari?.

Foto: Screenshot/Në kuadër të dashurisë

Një çift i martuar prej vitesh janë në buzë të ndarjes. E ndërsa gatisin letrat e divorcit, një ftesë i’u vjen nga mamaja e vajzës për një festë surprizë ditëlindjeje. Të gjendur para sikletit, çifti vendos të lënë Tiranën, e të nisen në Korçë, në këtë vizitë e cila bashkon familjet e të dyja palëve. Pikërisht kjo vizitë do t’i tregojë atyre të vërteta të hidhura për veten dhe njerëzit e afërt duke bërë të ri-mendojnë edhe njëherë gjithçka.

Foto: Screenshot/Në kuadër të dashurisë

Ndërkohë, nëse keni parë foton e mësipërme, jemi 100% të sigurt se ju kemi ndezur mjaftueshëm kureshtjen. Luiz Ejlli në një korridor spitali?! Ç’të ketë ndodhur vallë?! Por po ju themi që kjo kureshtje nuk do t’ju ‘gërryejë’ për shumë gjatë nga brenda.

Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luiz Ejlli

Tashmë, “Në kuadër të dashurisë” është më afër se kurrë. Traileri zyrtar do të shfaqet këtë javë dhe po ashtu do të dalin në shitje biletat për të ndjekur filmin në sallat e kinemasë. Pra, tregohuni të vëmendshëm. /Top Channel/

Në trend Magazina

Më shumë
Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Prindoni i uron ditëlindjen Vjosa Osmanit me një fotografi familjare: Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Bebe Rexha publikon hitin e ri

Bebe Rexha publikon hitin e ri "Chase It (Mmm Da Da Da)", vjen me skena provokuese në klip

Magazina
Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Dua Lipa bën një paraqitja surprizë në ACM Awards, ndërsa performon për herë të parë në zhanrin 'country'

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori