Viti 2018 ka qenë mjaft interesant kur është fjala për filmat, sepse kemi pasur shumëllojshmëri të zhanreve, ndërkohë që protagonistë kanë qenë yjet e njohura, por edhe fytyra të reja.
Nga filmat komedi, aksion, horror, dramë, me superheronj e deri tek ata biografikë që kanë rezultuar shumë të pëlqyeshëm për shikuesit.
Duhet theksuar se që në vitin 2018 e kemi parë filmin me superheroin me ngjyrë që u shndërrua në hit, Lady Gagan që u bë yll i vërtetë filmi, si edhe portretizimin fantastik biografik të Freddie Mercuryt nga Rami Malek.
Më poshtë, Telegrafi jua sjell disa prej filmave nga zhanret e ndryshme, të cilët kanë marrë vlerësime të mira, si nga publiku, ashtu edhe nga kritikët:
Mission: Impossible – Fallout
“Mission: Impossible – Fallout” është film aksion me spiunë, me regji dhe skenar të Christopher McQuarrie që është njëherësh edhe producent.
Është vazhdimi i gjashtë i filmave “Mission: Impossible” dhe i dyti me regji të McQuarrie, pas “Rogue Nation”.
Tom Cruise, Ving Rhames, Simon Pegg, Rebecca Ferguson, Sean Harris, Michelle Monaghan dhe Alec Baldwin, të cilët i përsërisin rolet e tyre, derisa Henry Cavill, Vanessa Kirby dhe Angela Bassett, janë protagonistët e rinj.
A Quiet Place
“A Quiet Place” është një film horror post-apokaliptik me regji të John Krasinskit, i cili e ka shkruar edhe skenarin së bashku me Bryan Woods dhe Scott Beck.
Yjet kryesore të filmit janë John Krasinski, Emily Blunt, Millicent Simmonds dhe Noah Jupe.
Bohemian Rhapsody
“Bohemian Rhapsody” është film biografik për rok bendin legjendar britanik, “Queen”, i cili përcjell jetën e frontmenit Freddie Mercury.
Bryan Singer e ka bërë regjinë, Anthony McCarten e ka shkruar skenarin, ndërsa producentë janë Graham King dhe ish-menaxheri i “Queen”, Jim Beach.
Rolet kryesore i luajnë Rami Malek, Lucy Boynton, Gwilym Lee, Ben Hardy, Joe Mazzello, Aidan Gillen, Tom Hollander dhe Mike Myers. Anëtarët e “Queen”, Brian May dhe Roger Taylor, kanë shërbyer si këshilltarë kreativë dhe muzikorë në film.
To All The Boys I’ve Loved Before
“To All the Boys I’ve Loved Before” është një film romancë adoleshentësh me regji të Susan Johnson, në të cilin rolin kryesor e luajnë Lana Condor, Noah Centineo, Janel Parrish, Anna Cathcart, Madeleine Arthur, Emilija Baranac, Israel Broussard dhe John Corbett.
Filmi është i bazuar në romanin e Jenny Han nga viti 2014 me të njëjtin emër.
Avengers: Infinity War
“Avengers: Infinity War” është një film me superheronj, i bazuar në ekipin e superheronjve të Marvel Comics, Avengers, i realizuar nga Marvel Studios dhe i shpërndarë nga Walt Disney Studios Motion Pictures.
Është vazhdim i filmave “The Avengers (2012) dhe “Avengers: Age of Ultron” (2015), ndërsa është filmi i 19 me radhë nga Marvel Cinematic Universe (MCU).
Anthony dhe Joe Russo e kanë bërë regjinë me skenar të Christopher Markus dhe Stephen McFeely, ndërsa në rolet kryesore paraqiten Robert Downey Jr., Chris Hemsworth, Mark Ruffalo, Chris Evans, Scarlett Johansson, Benedict Cumberbatch, Don Cheadle, Tom Holland, Chadwick Boseman, Paul Bettany, Elizabeth Olsen, Anthony Mackie, Sebastian Stan, Danai Gurira, Letitia Wright, Dave Bautista, Zoe Saldana, Josh Brolin e Chris Pratt.
A Star Is Born
“A Star Is Born” është dramë romantike muzikore me regji të Bradley Cooper (në debutimin e tij si regjisor), në të cilën e luan edhe rolin kryesor dhe e ka shkruar skenarin së bashku me Eric Roth dhe Will Fetters.
Është ribërje e filmit nga viti 1937 me të njëjtin emër, ndërsa krahas tij luajnë edhe Lady Gaga, Andreë Dice Clay, Dave Chappelle dhe Sam Elliott.
Black Panther
“Black Panther” është një film me superhero, i bazuar në karakterin e Marvel Comics me të njëjtin emër. Ryan Coogler e ka bërë regjinë dhe e ka shkruar skenarin së bashku me Joe Robert Cole.
Chadwick Boseman luan rolin kryuesor (atë të T’Challa / Black Panther), krahas Michael B. Jordan, Lupita Nyong’o, Danai Gurira, Martin Freeman, Daniel Kaluuya, Letitia Wright, Winston Duke, Angela Bassett, Forest Whitaker dhe Andy Serkis.
BlacKkKlansman
“BlacKkKlansman” është komedi-dramë biografike me regji të Spike Lee dhe skenar të Charlie Wachtel, David Rabinowitz, Kevin Willmott dhe vet Lee. Është bazuar në memoaret Black Klansman (2014) të Ron Stallworth.
John David Washington, Adam Driver, Laura Harrier dhe Topher Grace, paraqiten në rolet kryesore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kuzhinieri Burak Ozdemir e pyet se cilën këngë turke di, youtuberi amerikan IShowSpeed ia përmend një shqiptare

Nisin aludimet - një veprim i Don Xhonit ndaj Loredana Bratit ndez rrjetin

Fifi paralajmëron këngën e re “Zemrën” - pamje romantike nga klipi dhe pranë partnerit pas thashethemeve për krizë

Në një Big Brother me Gjestin dhe Drilonin, Diona Fona: Do të fitoja unë

Morena Taraku publikon fotografi me një mashkull misterioz në shtratin e një hoteli në Paris?

Don Xhon sjell këngën e re "Ça tha"

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë