LAJMI I FUNDIT:

“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit

“Fillimisht mjekët nuk dhanë diagnozë të saktë”, Arta Bajrami flet për dy fëmijët me spektrin e autizmit
Foto: Screenshot/YouTube

Pak ditë më parë, këngëtarja Arta Bajrami, ndau me publikun një rrëfim shumë personal për familjen, pasi dy fëmijët e vegjël i përkasin spektrit të autizmit.

“Ideali dhe Elektra janë diagnostikuar me spektrin e autizmit. Janë diagnostikuar pak më vonë, pasi fillimisht doktorët nuk kanë dhënë diagnozë të saktë”, kishte thënë artistja.

Në një intervistë tjetër në “Rudina”, artistja shpjegoi më hollësisht se përse ka ndodhur më vonë diagnostikimi i të vegjëlve.


Foto: Screenshot/YouTube

“Unë i kam trajtuar te një psikolog shumë i njohur në Prishtinë, ai ka klinikë private, por është shumë i zoti dhe ai nuk donte të nxitohej për të dhënë diagnozë sepse tha disa simptoma i kanë, por disa jo kështu që ne duhet të punojmë”, u shpreh ajo.

Të gjitha lajmet nga Arta Bajrami
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Arta Bajrami

Bajrami tutje tha: “Kanë 16 muaj, as një vit e gjysmë nuk janë ndërmjet. Mjeku më ka thënë unë mund të jap një diagnozë, por mund të jetë e nxituar sepse mund të zhvillohet shumë shpejt fëmija dhe të ma rrëzojë atë diagnozë kështu që diagnoza është e fundit, të shohim zhvillimin si po shkojnë fëmijët dhe prandaj i kemi parë, i kemi ndjekur dhe tani vonë, te një doktoreshë tjetër, ajo më ka dhënë një diagnozë, më ka thënë janë, por janë me një shkallë më të lehtë, me punë, me vite, kanë për të pasur sukses, duhet punuar”.

Foto: Screenshot/YouTube

“Janë shumë të dashur, unë kënaqem me ta dhe besoj që edhe në shkollë kam për t’u ndenjur prapa, me asistente, besoj që të gjithë prindërit me mundësitë që kanë por shteti duhet t’i ndihmojë sepse me të vërtetë më dhimbsen shumë”.

Përveç tyre, Arta ka dhe një vajzë më të madhe. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori