LAJMI I FUNDIT:

Figura prej dylli e Zendayas në Madame Tussauds ngjall debat – fansat e krahasojnë statujën me Kylie Jenner

Figura prej dylli e Zendayas në Madame Tussauds ngjall debat – fansat e krahasojnë statujën me Kylie Jenner

Zendaya është përjetësuar me figurë prej dylli në Madame Tussauds në Londër, por ngjarja nuk ka ardhur pa debat.

Ndërsa aktorja, 25 vjeçe, është skalitur duke përdorur matje dhe referenca të marra gjatë qëndrimit të saj në vitin 2015 me artistët e atraksionit, disa fansa po pretendojnë se ajo duket më shumë si një personazh tjetër i famshëm.


Aktorja e Hollywoodit, e njohur për rolet e saj në Spider-Man, Dune dhe The Greatest Shoëman – do të marrë qëndrim të përhershëm në zonën e Award Party në atraksionin turistik në Londër.

Figura e Zendaya, e veshur me një kostum rozë neoni të shoqëruar me bizhuteri delikate, u zbulua në atraksionin Baker Street të premten (11 shkurt).

Ylli do t’i bashkohet të famshëmve të tjerë duke përfshirë Benedict Cumberbatch, Tom Hardy, Kate Winslet, Brad Pitt dhe Dukën dhe Dukeshën e Sussex në tapetin e kuq, shkruan DailyMail.

Foto: Getty Images

Megjithatë, fansat thonë se ajo i ngjan më shumë yllit televiziv,  Kylie Jenner sesa aktores së famshme.

“Në pamje të parë, do të pajtohesha që duket si Kylie Jenner në faqen e parë të revistës Forbes me kostum rozë…”, ka shkruar prej fansave, që pasoi me shumë të tjerë që e krahasonin ngjashmërinë mes Jenner dhe figurës prej dyllit.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i një zëdhënës të muzeut që iu përgjigj kritikave të shumta ndaj statujës përmes një deklarate.

Foto: Getty Images

“Ne e kuptojmë se kur fansat janë tepër të pasionuar, ata mund të ndihen ndryshe, derisa të kenë pasur mundësinë ta shohin nga afër”, tha ai.

Madame Tussauds në Londër tashmë ka një figurë dylli të Kylie Jenner e cila u zbulua në vitin 2017.

Ndërsa, Zendaya aktualisht është në lidhje me partnerin e saj britanik të “Spider-Man”, Tom Holland.

Dyshja thuhet se e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër dhe kanë blerë një shtëpi prej tre milionë funte së bashku në Londër.

Yjet e “Spider-Man” thuhet se po e bëjnë Britaninë bazën e tyre kryesore pasi kanë blerë një shtëpi me gjashtë dhoma gjumi në Richmond, pranë disa të famshmëve të tjerë.

Sipas The Mirror, çifti ka plane të mëdha rinovimi për banesën e tyre të re, e cila do të përfshijë një kinema dhe një palestër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Kalo në kategori