LAJMI I FUNDIT:

FIFA testoi tre rregulla të reja të futbollit: Ndryshime në rivënien këndore, anësore dhe gjykimi i një penaltie

FIFA testoi tre rregulla të reja të futbollit: Ndryshime në rivënien këndore, anësore dhe gjykimi i një penaltie

Rregullat e reja, të cilat duhej të sillen në futboll, u zbatuan për herë të parë në një ndeshje futbolli.

Ndryshimet në futboll u provuan në dy ndeshje amatore në Holandë, larg syve të publikut botëror.


Rivënia këndore, rivënia anësore dhe penaltia janë tre prej ideve të reja të FIFA-s.

Dy skuadra amatore, Lisse dhe Quick Boys, u përballën në një ndeshje të veçantë për zbatimin e rregullave të reja.

Marco Van Baster, drejtor i zhvillimit të ideve të reja në FIFA

Trajneri i futbollit Marco Van Basten, drejtori i zhvillimit teknologjik të FIFA, ishte i pranishëm në takim.

Për rivënien këndore nuk do të jetë e nevojshme që të bëhet përmes dy futbollistëve, por lojtari mund ta luan edhe vetë.

E rivënia anësore më nuk do të bëhet me dorë, por do të ekzekutohet me këmbë si në rastin e kornerëve.

Rregulli i tretë i ri është edhe penaltia, e cila nuk do të gjykohet nëse nuk është rast i pastër për shënim të golit, por do të referohet si faull brenda zonës së rreptësisë.

Të gjitha këto ndryshimet po mendohen për shpejtimin e lojës së futbollit ndërsa së pari pritet të aplikohen në ligën elitare holandeze. /Telegrafi/