Real Madridi edhe pse kishte 15 lojtarë në Kampionatin Botëror Rusi 2018 , kjo nuk i ka mjaftuar të jetë klubi me përfitimet më të mëdha, nga qëndrimi i lojtarëve atje.

Real Madridi ka fituar 4.2 milionë euro nga FIFA për lirimin e yjeve të tyre në turneun në Rusi.

Nga të gjitha klubet anembanë globit, vetëm Manchester City ka fituar më shumë, pasi ata morën 4.4 milionë euro.

Manchester City . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Në total, FIFA ka shpërndarë 190 milionë euro për 416 klube në 63 vende të ndryshme të botës.

Çdo klub merr 7,500 euro për çdo lojtar për një ditë dhe fillon të paguhet dy javë para se të nis turneu.

Vendin e tretë e zë Tottenham me 3.7 milionë euro përfitime.

Tottenham (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Barcelona që grumbulloi 3.6 milion euro është e katërta, ndërsa PSG mban vendin e pestë.

Chelsea, Manchester United, Atletico Madrid, Juventus dhe Bayern, futen në top 10 të përfituesve më të mëdhenj. /Telegrafi/

10 klubet që përfituan më shumë