LAJMI I FUNDIT:

FIFA me konfirmim të ri për kualifikimet në Kupën e Botës 2022 për Azinë

FIFA me konfirmim të ri për kualifikimet në Kupën e Botës 2022 për Azinë

Me gjendjen që ka shkaktuar COVID-19 nëpër botë, futbolli ka ndryshuar planet detyrimisht, në mënyrë që ato të realizohen.

FIFA dhe Kupa e Konfederatave në Azi kanë vendosur unanimisht që të shtyhen ndeshjet kualifikuese që do të mbaheshin për Kupën e Botës dhe për Kupën e Azisë në Kinë në vitin 2023.


Këto ndeshje ishin paraparë që të zhvilloheshin në tetor dhe dhjetor të këtij vitit, mirëpo tani ato janë shtyrë për vitin 2021.

Derisa po përkujdesën që të ruhet shëndeti publik, FIFA dhe organizatorët në Azi do të jenë në bashkëpunim për ndonjë tjetër ndryshim eventual.

Detaje të tjera në lidhje me datat e reja për raundin kualifikues do të zbulohen së shpejti, në lidhje me përballjet e Kupës së Botës 2022 që mbahet në Katar dhe për Kupën e Azisë në vitin 2023. /Telegrafi/