LAJMI I FUNDIT:

FFK dhe presidenti Agim Ademi me letër ngushëllimi për familjen e Florijana Ismailit

FFK dhe presidenti Agim Ademi me letër ngushëllimi për familjen e Florijana Ismailit
Florijana Ismaili (Foto: Instagram/_florij)

Federata e Futbollit të Kosovës me kryetarin Agim Ademi i kanë dërguar një letër ngushëllimi familjes së Florijana Ismailit, e cili humbi jetën tragjikisht në në Liqenin Como të Italisë.

Më poshtë është letra e plotë e publikuar në faqen e FFK-së:

E nderuara familje e Florijana Ismailit!

Me trishtim të thellë e mora lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të më të dashurës suaj, futbollistes me shumë vlera, Florijanës!

Lajmi për zhdukjen e vajzës suaj na ka tronditur të gjithëve në Kosovë dhe të gjithë luteshim që ajo ta kalojë këtë sprovë, por ja që tani fatkeqësisht jemi të detyruar që të lutemi që shpirti i saj të prehet në paqe.

Në këto momente të vështira për Ju, në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju lutem që të pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e më të dashurës suaj.

Ikja e hershme Florijanës, e cila la gjurmë në futbollin zviceran dhe e përfaqësojë kombin shqiptar në mënyrën më të mirë të mundshme si në klubin e saj Young Boys ashtu edhe në Kombëtaren e Zvicrës, ka shkaktuar dhembje të madhe tek mbarë opinioni në Kosovë.

Gjithmonë do ta kujtojmë si një vajzë të përkushtuar dhe si një futbolliste të nivelit botëror.

U prehtë në paqe shpirti i saj!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori