LAJMI I FUNDIT:

Festa e Portos në aeroplan është thjeshtë e jashtëzakonshme, portugezët derisa udhëtonin e kuptuan se siguruan kualifikimin

Festa e Portos në aeroplan është thjeshtë e jashtëzakonshme, portugezët derisa udhëtonin e kuptuan se siguruan kualifikimin

Lojtarët e Portos festuan në mënyrë të egër në aeroplan humbjen e penalltisë së minutave shtesë të Atletico Madridit ndaj Bayer Leverkusenit, pasi ajo siguroi kualifikimin e tyre në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra portugeze fitoi 4-0 ndaj Club Brugge në ndeshjen e parë të mbrëmjes në Grupin B, me Mehdi Taremi që realizoi dy gola, Evanilson dhe Stephen Eustaquio nga një.


Fitorja kundër kryesuesve të grupit e çoi Porton në nëntë pikë në ndeshjen e fundit.

Megjithatë, skuadra e Sergio Conceicao ka arritur në fazën eliminatore pas një drame mjaft të jashtëzakonshme në ndeshjen tjetër në grup, pasi Atletico priti Leverkusenin në Wanda Metropolitano.

Dy herë finalistët u kthyen dy herë në lojë pas golave nga Moussa Diaby dhe Callum Hudson-Odoi, me Yannick Carrasco dhe Rodrigo de Paul që gjetën rrjetën.

Megjithatë, e gjithë drama ishte rezervuar për minutat shtesë, kur gjyqtari përfundoi ndeshjen, ndërsa disa minuta më vonë riktheu skuadrat në fushë shkaku i një rishikimi të VAR-it, duke akorduar penallti për Atleticon.

Penalltinë për ta ekzekutuar e mori përsipër Carrasco, i cili e humbi atë, ndërsa nga topi i kthyer Saul Niguez goditi traversën dhe përsëri goditja e Reinaldos u ndalua.

Kjo situatë u pa e gjitha ‘live’ nga lojtarët dhe stafi i Portos, të cilët ishin duke udhëtuar me aeroplan dhe festa e tyre ishte e jashtëzakonshme pasi siguruar kualifikimin tutje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori