LAJMI I FUNDIT:

Ferronikeli pret daljen në Ligën e Kampionëve

Ferronikeli pret daljen në Ligën e Kampionëve

Klubi i futbollit Ferronikeli ka fituar edhe një titull kampioni, të dytin rresht. Por, titulli i fituar të dielën në Gjilan, tri xhiro pa përfunduar edicioni 2015-2016, është vlerësuar i veçantë nga trajneri, lojtarët dhe anëtarët e Kryesisë.

Skuadra nga Drenasi është kampionia e parë e Kosovës pas pranimit të UEFA, shkruan sot Koha Ditore.

Me këtë sukses skuadra nga Drenasi pritet të marrë pjesë edhe në fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve për stinorin që vjen. Bashkë me këtë, edhe 250 mijë euro nga fondi i UEFA-s për shpërblime.


Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), tri ekipe kosovare do të shpërblehen nga UEFA, kampioni me 250 mijë euro, nënkampioni me 200 mijë dhe fituesi i Kupës me 200 mijë të tjera. Po kaq ekipe pritet të dalin në garat evropiane, por për këtë saktë do të vendoset në fund të këtij muaji, ka njoftuar UEFA.

Ferronikeli mbrojti titullin e kampionit fal fitores së arritur të dielën ndaj Gjilanit 1:0 dhe humbjes së përcjellëses së parë Hajvalisë ndaj Besës (3:2). Ferronikeli zë vendin e parë me 62 pikë, kurse Hajvalia të dytin me 52 pikë kur kanë mbetur edhe tri xhiro. Në pozitën e tretë është Trepça ’89 me 49 pikë..

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori