LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli përsërit suksesin, kampion i Kosovës për herë të dytë radhazi

Feronikeli përsërit suksesin, kampion i Kosovës për herë të dytë radhazi

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ka arritur ta fitojë titullin e dytë në histori të klubit.

Feronikeli arriti ta fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Gjilanit në udhëtim dhe ka arritur që të shpallet kampionë tri javë para fundit të kampionatit.


Astrit Thaqi shënoi golin e vetëm për mysafirët nga Drenasi, që për dallim nga viti i kaluar kësaj radhe titullin e fituan më lehtë dhe pa ndonjë kundërshtar të fortë.

Besa e Pejës e ka ndihmuar ‘Niklin’, që ta festojë titullin më herët, pasi në shtëpi ka mposhtur Hajvalinë 3:2.

Kastriot Rexha me dy gola dhe Diar Miftaraj me një gol tjetër shënuan për fitoren e Besës së Pejës.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Trepça `89 që ka mposhtur si vendas Lirinë me rezultat 5-0.

Ka qenë sulmuesi afrikan, Adeleke Akinyemi që ka shënuar het-trik, ndërsa Fiton Hajdari dhe Mërgim Pevqeli shënuan nga një gol tjetër për mitrovicasit të cilët kanë blinduar pozitën e tretë.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Prishtina në udhëtim tek Vushtrria 3:2.

Labionit Osmani realizoi dy gola, ndërsa Kreshnik Lushtaku një tjetër për suksesin e prishtinasve, përderisa për vendasit shënuan Daut Maxhuni dhe Granit Halili.

Llapi ka mposhtur Drenicën 3:1, duke ia vështirësuar edhe më shumë punët për mbijetesë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori