LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli nuk e lë të qetë Prishtinën, shënon fitore ndaj Ferizajt

Feronikeli nuk e lë të qetë Prishtinën, shënon fitore ndaj Ferizajt

Pas humbjes nga Prishtina në mesjavë dhe fitoren e kryeqytetasve në fundjavë, Feronikeli ishte i detyruar të fitojë këtë takim për mos tu shkëputur konkurrentët për titull.

Dhe këtë ia dolën drenicakët kundër Ferizajt duke shënuar fitore me rezultat të pastër prej 2-0.

Kësisoj nga minuta e parë djelmoshat e Zekirija Ramadanit filluan të sulmonin portën e mysafirëve.

E në rastin e parë të mirë shënimi erdhi edhe goli i parë në ndeshje në minutën e 15-të.

Sulmuesi këmbëshpejtë, Mendurim Hoti harkoi bukur në zonë ndërsa Kastriot Rexha shënoi pa problem për 1-0.

Ferizaji ishte afër ta barazonte rezultatin në minutën e 33-të kur harkimi i Mones për pak sa nuk përfundoi në gol.

Dy minuta më vonë, Nikli gjeti edhe golin e dytë në këtë sfidë. Përsëri Mendurim Hoti asistoi ndërsa kësaj radhe realizoi Artur Magani për 2-0.

Me epërsinë prej dy golave të vendasve përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Katër minuta pas fillimit të 45 minutshit të dytë, Bunjamin Asani tenton goditjen me gjysmë volej, por topi shkon pranë portës.

Arbër Mone në të 68 minutë tenton goditjen nga ndërprerja, por Florian Smakiqi pret me sukses.

Pesëmbëdhjetë minuta para përfundimit të takimit, Mendurim Hoti gjuan me të djathtën drejt portës së Armend Blakqorit, por topi shkon pranë portës.

Pas kësaj fitore Feronikeli mbetet në pozitën e dytë në tabelë me 35 pikë të grumbulluara, një më pak se Prishtina në vendin e parë. Në anën tjetër Ferizaj mbetet e parafundit në tabelë me 14 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Feronikelin e pret një ndeshje e vështirë pasi luan në udhëtim tek kampioni në fuqi Drita. Ndërkohë Ferizaj në javën e 16-të do të jetë nikoqir i Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori