LAJMI I FUNDIT:

Ferguson këshillon Unitedin të nënshkruajë me Maguiren

Ferguson këshillon Unitedin të nënshkruajë me Maguiren
Harry Maguire (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson mendon se ish-klubi i tij Manchester Unitedi duhet të nënshkruaj me mbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.

Djajtë e Kuq janë të interesuar të përforcojnë skuadrën në këtë afat kalimtar të verës pas dështimit në sezonin e fundit.


Mbrojtësi i Leicesterit, Maguire ka qenë njëri nga objektivat më të mëdha të Djajve të Kuq, por oferta e parë për të është refuzuar.

Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri pas afrimit të Wan-Bissakas dhe transferimeve tjera të mundshme
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ri pas afrimit të Wan-Bissakas dhe transferimeve tjera të mundshme

Sipas mediumit Manchester Evening News, ish-trajneri i tyre, Ferguson i ka thënë drejtuesve të klubit se ata duhet të nënshkruajnë me Maguiren këtë verë.

Maguire gjatë një dueli me Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Menaxheri legjendar e ka këshilluar ish-klubin të vazhdojë ndjekjen e mbrojtësit të Anglisë, duke këmbëngulur se ata duhet ta transferojnë atë me çdo kusht.

Për qendërmbrojtësin anglez interesim ka shprehur edhe rivali i tyre lokal, Manchester City dhe së fundmi edhe Arsenali. /Telegrafi/