eksperti-banner

Fenerbahce po planifikon një afat kalimtar ambicioz dhe, sipas raportimeve të fundit, synon të ndërtojë të ardhmen e skuadrës rreth Mohamed Salah dhe Brahim Diaz.

Salah i dha fund aventurës së tij nëntëvjeçare te Liverpooli muajin e kaluar, pasi luajti ndeshjen e fundit me fanellën e “Të Kuqve” kundër Brentfordit në ‘Anfield’.


Sulmuesi egjiptian, i cili realizoi 257 gola për klubin anglez, u largua me marrëveshje të përbashkët dhe tashmë po përgatitet për një sfidë të re në Evropë.

Sipas burimeve pranë klubit turk, Salah ka dhënë dritën jeshile për transferimin te Fenerbahçe. Presidenti i ri i klubit, Aziz Yildirim, kishte deklaruar më herët se “do ta transferojmë Salahun”, ndërsa anëtari i bordit Ertan Torunogullari zbuloi se lojtari është shumë i interesuar për këtë lëvizje dhe se bisedimet kanë qenë jashtëzakonisht pozitive.

Paralelisht, Fenerbahce po synon edhe mesfushorin ofensiv të Real Madridit, Brahim Diaz.

Klubi turk e konsideron reprezentuesin e Marokut si një objektiv prioritar dhe presidenti Yildirim pritet të kontaktojë drejtpërdrejt Florentino Perezin për të mësuar nëse madrilenët janë të gatshëm të negociojnë largimin e tij.

Nëse bisedimet fillestare rezultojnë pozitive, Fenerbahce do të nisë negociatat me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.

Diaz, 26 vjeç, ka mbetur me vetëm një vit kontratë në “Santiago Bernabeu” dhe mund të jetë pjesë e projektit të ri që Jose Mourinho po ndërton te gjiganti turk./Telegrafi/

telegrafi sport app